Durmo Tours me 40 autobusë!

Udhëtimi me autobus e ka sharmin dhe koston e vet. Ismail Beluli e ofron këtë shërbim prej më shumë se 25 vjetësh. Mbi një milion udhëtarë kanë kaluar nëpër sediljet e autobusëve të tij në linjat kombëtare dhe internacionale. Ai u jep këmbë kurbetçinjve dhe turistëve, pleqve dhe të rinjve.

Nga Kujtim SHABANI

Stacioni i autobusëve për linja të largëta në Cyrih gumëzhin nga njerëzit. Janë kryesisht emigrantë nga vendet e Ballkanit. Është sezon pushimesh dhe ata nguten për në vendlindje. Autobusët gjigantë, të parkuar në hapësirën e ngushtë të stacionit, thua se kanë qenë ashtu që kur është kurdisur bota. Vetëm shoferët nga Ballkani mund të manovrojnë kaq saktë nëpër ato ngushtica.

Thonë se në stacion ka vend për 40 autobusë. Kaq, në fakt, në qarkullim ka vetëm njëra prej agjencive për udhëtime me autobus – Durmo Tours. Nganjëherë edhe ata nuk mjaftojnë, rrëfen pronari i saj Ismail Beluli, duke i konfirmuar rezervimet e udhëtarëve në një tavolinë, në cepin e stacionit. Me rritjen e familjeve, ai nuk shfrytëzohet më vetëm nga kryefamiljarët. Udhëtimi me autobus e ka lezetin e vet: afërsia me njerëzit dhe personelin janë veçantia e tij.

Çmimet rriten, fitimi bie!

Prej 30 deri 40 mijë shkon numri i udhëtarëve me autobusë në vit nga këndej për në vendlindje dhe anasjelltas, pohon Ismail Beluli. Dhe, gjysma e këtyre udhëtimeve bëhen në sezon. Ndonëse këtë vit ka një rënie të lehtë të numrit të udhëtarëve, druan ai. «Për shkak të Bajramit», e fillon shpjegimin Beluli, i cili me përvojën që ka grumbulluar prej mbi 25 vjetësh me komunitetin, për shprehitë e tij flet me kompetencën e një sociologu. Njerëzit presin ta hanë drekën e Bajramit me familjen e ngushtë në Zvicër, pastaj nisen për në vendlindje për të festuar me familjen e gjerë.

Ismail Beluli nuk ka për ta komunikuar asnjë risi për sezonin e pushimeve. Ai kujdeset që shërbimi i tij të jetë vazhdimisht ‹top›, jo vetëm gjatë sezonit. Kjo është filozofia e tij. Siguria dhe komforti janë emri dhe mbiemri i shërbimeve të tij. Sigurisht edhe çmimet janë konstante. Beluli siguron se ai i rrit vazhdimisht investimet në cilësinë e transportit të tij, pa e cenuar çmimin e udhëtimit.

Në fakt, gjatë vlugut të madh të punës në sezon ndodh që të ketë edhe ngritje çmimesh. Ato për njëmbëdhjetë muaj janë 80 franga për fëmijët deri 12 vjeç, 100 për të rriturit. Në sezon bëhen 100 për fëmijët, e 150 franga për të rriturit. «Por, atëherë fitimi është megjithatë më i vogël», befason Beluli. Kjo, sepse për ta përballuar fluksin e udhëtarëve, atij i duhet të sjellë në ndihmë autobusët e firmës nga Maqedonia, të cilët qarkullojnë atje. Rreth 20 autobusë vijnë bosh, sikur edhe kthehen në fund andej: pa udhëtarë, por me shpenzime… «Kontrollet teknike të autobusëve janë më të rrepta se ato për vetura», ilustron ai. Prandaj, Beluli nuk e sheh si negative konkurrencën. «Ajo na ndihmon, sepse nuk mbërrihen të gjitha vetë», pohon ai.

Linja kombëtare dhe internacionale

Specialitetet e Durmo Toursit janë «linjat e rregullta kombëtare dhe internacionale në të gjitha vendet e Evropës ku ka emigracion shqiptar», e formulon Beluli shërbimin e tij. Ai i lidh shqiptarët me njëri-tjetrin dhe me botën. Në njërën anë janë linjat ditore Gostivar-Tetovë-Prishtinë dhe ajo Shkup-Durrës-Tiranë. Pastaj transporti për në Itali, Austri, Gjermani, Zvicër dhe anasjelltas. Në anën tjetër vijnë udhëtimet me grupe turistike. Dhe, këtu bëjnë pjesë ekskursionet e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, transporti i maturantëve në festën e tyre, prezantimet e shoqatave të ndryshme kulturore nga Maqedonia në Evropë – pjesëmarrja në festivale brenda dhe jashtë vendit.

Ismail Belulit i është skalitur në kujtesë udhëtimi me shoqërinë kulturo-artistike «Emin Duraku» të Shkupit në Ukrainë. Ky udhëtim është historik, sepse ai është monumentalizuar në shiritat e kamerave dhe në ekranet e televizionit. Këmbët e biznesit të tij e kishin çuar opinionin te shqiptarët e Ukrainës.

Një status të privilegjuar në angazhimin e tij për komunitetin e ka shkolla e vallëzimit «Shota» nga Zvicra. Këtë shoqëri kulturo-artistike, Durmo Tours e ka përkrahur me resurset e saj në prezantimet që ajo ka pasur në Luksemburg, Vjenë, Lion e gjetiu. Një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ai e ka me imamët shqiptarë me formim të mirëfilltë fetar dhe kombëtar, të cilët Beluli i çmon për angazhimin e tyre në dobi të edukimit dhe integrimit në Perëndim. Gjithsesi, hisen më të madhe të aktivitetit të agjencisë Durmo Tours e bën linja ndërkombëtare.

Me intuitë dhe me vullnet

«Ne i bashkojmë familjet», është motoja e Ismail Belulit. Kjo ide i shkrepi atij dhe vëllezërve të tij menjëherë me lejimin e pronës private në ish-Jugosllavi. Ata e kishin shfrytëzuar vakuumin e transportit që kishin krijuar luftërat në Federatën jugosllave dhe ndalimi i linjës hekurudhore, zgjerimi i familjeve në emigracion – kujton ai. Durmo Tours e ka pasur më vështirë kur ishte i vetëm në treg, sesa tani me gjithë këtë konkurrencë. Ai e ka filluar biznesin me autobusë të huazuar. Për ta mbrojtur prodhimin vendës, ligji në Maqedoni kërkonte që autobusët të bliheshin vetëm në një ndërmarrje shtetërore, e cila ndërkohë nuk prodhonte më! Për t’i shfrytëzuar mbetjet e saj, automjetet duhej riparuar në Turqi. «Në fund, kjo vinte më shtrenjtë se sa ta blije një autobus të ri të Gjermani», tregon Beluli.

Në fillim kishte nisur me Italinë. Linja e Zvicrës është hapur me liberalizimin e vizave, më 2006. «Tani fluksi i udhëtimit në të dyja anët është i madh», thotë Beluli dhe vazhdon me vëzhgimet e tij sociologjike: Kurbetçinjtë përtojnë të shkojnë dimrit në vendlindje, sepse u duhen intervenime në shtëpi, ka kosto të rrymës… dhe u bie më mbarë t’i ftojnë të afërmit e tyre këndej. Komoditeti i sotëm i Durmo Tours i detyrohet vullnetit të katër vëllezërve për ta çuar idenë e tyre deri në fund. Beluli madje është i imunizuar edhe nga mallkimi se nxori kaq shumë njerëz jashtë, sepse ai nga fundi të ‘80-tave emigroi vetë i pari në Zvicër.

BeluliNë fakt, për Ismail Belulin nuk janë të huaja zhvillimet shoqërore dhe politike. Ai e ka kryer Fakultetin Juridik në Prishtinë dhe është student i gjeneratës së vitit 1981. Në Gostivar ka punuar si profesor i ekonomisë në Gjimnaz, pastaj në shërbimin juridik të një ndërmarrjeje tregtare. Në vitin 2011 dhe 2014, Ismail Beluli u ofrua si kandidat për deputet të Diasporës për Bashkimin Demokratik për Integrim. Ai nuk është gjithaq i bindur në dobinë që sjell deputeti i Diasporës. Por, është i bindur se procesi nuk ka qenë korrekt. Me gjithë truket, që u morën vesh më vonë, Beluli mori 2’800 vota, kurse kandidati fitues maqedonas – 4’200. Ai mendon se sikur procesi të shkonte drejt, shqiptarët vetëm me Zvicrën mund ta fitonin deputetin. Beluli ndihet borxhli përpara atyre grave dhe burrave, pleq dhe të rinj, invalidë… që pritën me orë të tëra për të votuar, e vullneti i tyre nuk shkoi në vend. Ismail Beluli është deputet moral i udhëtarëve të Diasporës.

Për Tetovë, Kumanovë, Strugë…

Ismail Beluli e çmon thjeshtësinë, natyralen dhe autoktonen. Ashtu i ka edhe klientët.

PlakuMesut Abdiu shkon për në Tetovë. Ai ka punuar në ndërtimtari dhe është 60 vjeç. Abdiu vuan nga diabeti dhe ka vështirësi me shikimin, prandaj preferon të udhëtojë me autobus. Por, vendlindjen e njeh me sy e pa sy. Ai do të qëndrojë katër-pesë javë atje. Tani si pensionist mund të kalojë më shumë kohë se kurrë në vendlindje. Pjesën më të madhe do të qëndrojë në shtëpi, ndonjë javë do ta kalojë në det ose në ndonjë banjë termike.

BurriMitat Maksuti është duke e përcjellë gruan dhe tre fëmijët për në Kumanovë. Ai momentalisht ka t’i mbarojë ca punë në firmën e tij «të vogël», e pas tri javësh do t’u bashkëngjitet edhe ai. Ata e kanë ndarë punën – në pranverë pushojnë diku në det, kurse më vonë në vendlindje. Prindërit e Maksutit nuk jetojnë më, por ai dëshiron të kalojë ca kohë në vit me të afërmit e tjerë. Ai është i lumtur që fëmijët e tij i kalojnë disa javë të vitit në Kumanovë.

DjaloshiTaulant Ajdini udhëton «për në vatan!» Ai është vendosur rishtas nga Italia në Zvicër dhe punëdhënësi i kërkon ta bëjë një kurs të gjermanishtes. Një muaj do të qëndrojë ai në Strugë, ku do ta ndjekë edhe një kurs të gjermanishtes. Taulanti, sikur ia thotë emri, është i pasionuar pas historisë dhe arkeologjisë. Ai e ka një koleksion antikitetesh dhe disa ditë do t’i kalojë për gjurmime në Vlorë. Taulanti është 23 vjeç dhe me profesion është frizer.

Ismail Beluli i bën personalisht rezervimet e biletave dhe i përcjell vetë udhëtarët në stacion.