Duhani pihet edhe në vendet ku trajtohen të sëmurët në Kosovë

Të thirrurit për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve tymosin duhanin pikërisht në ato vende ku trajtohen të sëmurët, raporton KTV.




Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, pranon se kjo situatë po e shqetëson, për çfarë zotohet se do t’i ashpërsojë masat ndaj shkelësve të ligjit.

Problemi i konsumimit të duhanit vazhdon të sfidojë këto institucione e organizata që përpiluan këtë ligj, i cili nuk po gjen zbatim. Ata kanë ftuar në debat përfaqësues të bizneseve, të cilët e respektojnë këtë ligj për të dëgjuar faktet nga tereni, por këta të fundit thanë se nuk po trajtohen drejt, derisa treguan se ky ligj ka rënduar buxhetin me krijimin e hapësirave për konsumim duhani, transmeton Koha.net .

Ilirjana Zymberi, nga Inspektorati sanitar ka thënë se gjatë vitit 2015, nga 990 inspektime janë shqiptuar më shumës e 35 dënime mandatore. Ndërsa Arben Lila nga KADC-ja ka bërë të ditur se subjektet afariste që kanë shkelur ligjin janë dënuar me 38 mijë e 250 euro këtë vit.