Dürrenmatt – autor, i parë nga jashtë, piktor nga brendia

Kanë kaluar 25 vjet prej se ka vdekur shkrimtari Friedrich Dürrenmatt. Para 15 vitesh është hapur Centre Dürrenmatt, e cila merret me kultivimin e veprave të pikturës të këtij zvicerani të madh. «Nuk jam piktor. Pikturoj teknikisht si fëmijë, por nuk mendoj si fëmijë. Pikturoj për arsyen e njëjtë për të cilën shkruaj: sepse mendoj» – kështu e kishte përshkruar ai vetë raportin mes zanatit të tij dhe pasionit.

Nga Isabelle EICHENBERGER

U deshën dhjetë vjet përpjekje të hekurta të Charlotte Kerr, të vesë së autorit të vdekur më 1990, për ta bindur opinionin publik mbi rëndësinë e veprës me piktura të Dürrenmattit. Në vitin 2000 në Neuenburg u hap Centre Dürrenmatt, koleksioni i së cilës përbëhet prej një mijë vizatimesh, pikturash dhe pikturave me ngjyra uji.

Dorëshkrimet e teksteve të tij janë konservuar në Arkivin Letrar të Zvicrës (SLA), i cili është pjesë e Bibliotekës Kombëtare në Bernë. SLA është themeluar po ashtu për shkak të Dürrenmattit, pasi që ai e kishte vënë si kusht që tekstet e tij si autor do t’ia dhuronte shtetit nëse themelohet një arkiv kombëtar letrar.

Nëpër rrugica të ngushta dhe me plot kthesa mbërrijmë te ndërtesa e Mario Bottas, e ngritur me gurë të hirtë dhe të zi. Ky arkitekt zviceran e ndërtoi muzeun pranë godinës në të cilën shkrimtari jetoi nga viti 1952 deri kur vdiq.

Nga ballkoni vizitorja mund të shohë poshtë qytetin e Neuenburgut, liqenin me të njëjtin emër dhe alpet në horizont.

Ekspozita e përhershme gjendet në një hapësirë të madhe në bodrum, i cili disponon me një koncept të sofistikuar ndriçimi. Gjatë një shëtitjeje në katin e mesëm vizitorët mësojnë për stacionet me të rëndësishme nga jeta e Dürrenmattit si shkrimtar – këto përbëjnë si të thuash urën drejt pikturave të tij. Mario Botta, i cili përherë e kishte adhuruar Dürrenmattin, e kishte konceptuar edhe retrospektivën në Muzeun e Artit në Zürich më 1991, një vit pas vdekjes së artistit.

Ky arkitekt nga kantoni i Tiinos nuk ishte përgjegjës vetëm për veshjen e Centre Dürrenmatt, por edhe për prezantimin e veprave në brendi. «Vështirësia, por edhe shansi ishte të prezantohen pikturat e një autori, i cili nuk ishte piktor», tregon arkitekti. «Andaj jemi përpjekur t’i transformojmë në objekte, të cilat janë metafora të mendësisë së tij. Për këtë arsye pikturat nuk kanë korniza dhe nuk janë varur drejtpërdrejtë në mur, por në distancë para murit».

Me një përjashtim: piktura «Mbledhja e fundit e përgjithshme e Bankës Konfederale», e pikturuar në vaj, prezanton bankierët që bëjnë vetëvrasje kolektive. «Bëhet fjalë për një pikturë të vogël, groteske dhe ironike, të cilën Dürrenmatti e kishte futur në kornizë të artë», thotë Mario Botta. «E kemi theksuar aspektin monumental të kornizës, gjë që pikturës i jep karakterin e manifestit politik dhe ideologjik».

«Dürrenmatt ka thënë se ai mendon nëpërmjet pamjeve. Ato dhe vizatimet i kishin mundësuar të shprehë atë që mund ta shkruante», thotë Madeleine Betschart, e cila drejton Centre Dürrenmatt nga viti 2014. «Mund të thuhet se ishte pasion personal. Ai shumë rrallë ka organizuar ekspozita. Ai zhvilloi një gjuhë të veten të imazheve, e cila natyrisht ishte e ndikuar. Biblioteka e tij, e cila ende gjendet në shtëpi, përmban shumë libra mbi artin, të cilat konfirmojnë interesimin dhe kureshtjen e tij», tregon Betschart.

Për Ulrich Weberin, i cili në Arkivin Letrar Zviceran kujdeset për veprën e Dürrenmattit, ky interesim ishte në dy aspekte unik. «Nga njëra anë ai ishte autodidakt, nga ana tjetër ai vazhdoi të jetë i koncentruar në figura, gjë që ishte tepër larg nga lëvizjet e përditshmërisë së atëhershme, sidomos të avangardës. Para së gjithash ai urrente idenë që të klasifikohej në ndonjë kategori».

Ulrich Weber e quan artin e Dürrenmattit komplementar me letërsinë e tij – për shkaqe biografike. Deri në moshën 25-vjeçare Dürrenmatt luhatej mes këtyre dy drejtimeve, tek pastaj ai mori vendim për këtë të fundit. «Pastaj ai si autor dhe para së gjithash si dramaturg ishte i ballafaquar me reagime pjesërisht të ashpra të publikut dhe të kritikëve. Ai ishte më i ndjeshëm nga ajo që e zbulonte publikisht. Për këtë arsye për të ishte më e rëndësishme një fushë ku mund të shprehej plotësisht i lirë. Shikuar kështu piktura ishte një reagim».

Një pjesë e madhe e koleksionit përbëhet nga vizatimet dhe karikaturat, të cilat shpesh janë të pamëshirshme. Krahas pikturave në vaj koleksioni përbëhet edhe nga pikturat me ngjyra uji dhe litografitë, të cilat rrjedhin nga vitet e fundit të jetës.

Teologu Pierre Bühler, i cili ligjëron në Zürich, ka shkruar disa studime dhe publikime për Dürrenmattin, mes tyre më 2011 edhe një artikull mbi figurën e Don Kishotit.

Si profesor në Universitetin e Neuenburgut ai e kishte takuar personalisht artistin. «Dürrenmatt përherë kishte theksuar se nuk është i shkolluar si piktor – dhe kjo i bën pikturat e tij edhe më impresionuese. Nuk është rastësi që ai edhe kur shkruante, edhe kur pikturonte përpunonte të njëjtat motive, sepse siç kishte thënë pikturat ishin fushëbeteja, ku ai luftonte me temat e tij letrare dhe ndoshta edhe me vetveten. Është si një punë paralele, si një frymëmarrje e thellë, kur ishte i bllokuar në krijimtarinë e tij letrare», thotë Bühler.

Me temat që Dürrenmatt i merrte nga Bibla dhe nga mitologjia greke ai përherë «tregonte për konfrontimin e njeriut me dështimin, me rënien, me vetminë, me vdekjen dhe me absoluten. Ky pozicion fundamental i njeriut vjen në shprehje edhe në figurën e Minotuarit në labirintin e tij», thotë Bühler më tutje. Në refleksionin e Dürrenmattit mbi temat biblike besimtarët nuk kanë ndonjë pozitë të veçantë, madje ata luftojnë dhe dështojnë si të tjerët.

«Jam protestant dhe protestoj», ishte njëra nga sentencat që i kishte thënë Dürrenmatti, i cili ishte bir prifti. «Ballafaqimin me besimin e krishterë ai e kishte trashëguar nga prindërit e tij, por ai këtë e bëri përherë në mënyrë kritike». Fundja ai e quante veten ateist, ndoshta si pasojë e radikalizimit të protestave të tij kundër sistemeve, kundër ideologjive dhe kundër fanatizmit.

Myriam Minder ka merita që Dürrenmatt për herë të parë shfaqet në parketin e historisë së artit: kjo historiane e artit aktualisht është duke punuar për t’i dhënë dorën e fundit disertacionit të saj mbi Dürrenmattin si artist.

«Në botën e prodhimtarisë artistike të kohës së tij ai nuk hynte në asnjë kallëp. Ai merrte motive të njohura, por i tëhuajsonte ato: njëherë beson se diçka të duket e njohur, por pastaj vëren se ai bënte interpretimet e veta. Martesa në Kana, për shembull, ishte pikturuar prej tij si gosti e paturpshme pijesh – Dürrenmatt përherë befason».

Ekspozita deri më tani më e rëndësishme e Dürrenmattit ishte ajo e vitit 1985, pra pesë vite para vdekjes së tij. Ajo u hap në Muzeun për Art dhe Histori në Neuenburg. Në arkiva Minder ka gjetur dokumente që tregojnë se edhe muze të tjera do e merrnin me shumë dëshirë këtë ekspozitë, por Dürrenmatt kishte refuzuar.

«Ai u pajtua që pikturat e tij të ekspozoheshin, por pastaj u tërhoq. Ky qëndrim tregon për ambivalencën e njëjtë me të cilën ai thoshte se nuk është piktor. E nga ana tjetër ai e kishte portretuar veten të veshur si piktor». Thënë qartë: «Çka është, në të vërtetë, një piktor», pyet Minder.

Disa të dhëna biografike: Dürrenmatt u lind më 1921 si bir i një prifti në Konolfingen në kantonin e Bernës. Librat e tij më të njohura janë «Gjykatësi dhe kasapi i tij» (1959/51), «Dyshimi» (1951/52) dhe «Premtimi» (1958). Sukseset më të mëdha si dramaturg i shënoi me «Vizita e zonjës plakë» (1956) dhe «Fizikanët» (1962). Si piktor ai gjatë jetës së tij ekspozoi katër herë: më 1976 në Hôtel du Rocher në Neuenburg, më 1978 në galerinë Keel në Zürich dhe më 1981 në galerinë Loeb në Bernë. Ekspozitën më të madhe e hapi më 1985/86 në Muzeun e Artit dhe Historisë në Neuenburg. Më 1991 Muzeu i Artit në Zürich hapi një retrospektivë.

(Swissinfo)/-lli