Druri më i vjetër i gjallë në Europë ka 1075 vjet

Në Greqi është zbuluar një pishë që ka një moshë prej së paku 1075 vitesh. Shkencëtarët e kanë quajtur «Adonis», sipas zotit grek të bukurisë dhe vegjetacionit.

Rrathë trungu. Foto: Arts Illustrated Studios / Shutterstock

Studiues të Universitetit të Mainzit, Strokholmit dhe Arizonës në një ekspeditë kanë zbuluar në malin Pindos të Greqisë një pemë më të vjetër të gjallë në tokën europiane. Fjala është për një lloj pishe, e cila ka një moshë prej 1075 vitesh. Ata i kanë dhënë atij edhe një emër, «Adonis», sipas zoit grek të bukurisë dhe të vegjetacionit.

Konsiderohet si e jashtëzakonshme që një organizëm kaq kompleks të ketë mbijetuar në një ambient të tillë në mbi 2000 metra lartësi. Për më tepër që ky regjion është i populluar prej mëse 3000 vjetëve, është shprehur shefi i ekspeditës. Ndërkohë që kjo pjesë e malit Pindos fsheh më shumë se një duzinë pishah të tilla mijëvjeçare.

Për përcaktimin e moshës së «Adonis»-it dhe pishave të tjera të moçme, shkencëtarët ekstrahojnë bërthama prej pesë milimetrash nga trungu i tyre dhe i numërojnë rrathët e viteve që njihen aty. Bërthama e «Adonis»-it është më e gjatë se një metër dhe përbëhet prej 1075 rrathë vitesh, i transmeton «20 Minuten» shpjegimet e eskpertëve.

Megjithatë në fokus të interesit të studiuesve nuk është vetëm datimi i rrathëve të viteve. Para së gjithash gjërësia e rrathëve të viteve dhe dendësia e tyre jep informacion për lidhjen ndërmjet klimës dhe rritjes së ekositemit lokal. Sepse, variacionet e viteve mund të krahasohen me lëvizjet e temperaturave. Sa më të vjetra të dalin kronologjitë e rrathëve të viteve, aq më shumë mësohet për kushtet klimatike të kësaj kohe. Gjithsesi është e rrallë të gjesh drunj të gjallë mbi 1000-vjeçarë. Kjo ndihmon edhe për rekonstruktimin e temperaturave në mesjetën e hershme. ks