Drenasi finalizon Draft-planin komunal për menaxhimin e mbeturinave

Grupi punues i Komunës së Drenasit, i shoqëruar edhe me grupet punuese të komunave Pejë, Mitrovicë e Gjilan, kanë marrë pjesë në një punëtori dyditore për finalizimin e Draft-planit komunal për menaxhimin e mbeturinave, e cila është mundësuar nga organizata gjermane GIZ, në projektin «Shërbimet e qëndrueshme komunale».




Temë kryesore e kësaj punëtorie ishte diskutimi i çështjeve kryesore të ndërlidhura me planin financiar dhe atë operativ si dhe përgatitja e draftit të parë të PKMM-së. Projekti “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale”- GIZ në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, është një nder projektet me të rëndësishme për menaxhimin e mbeturinave, ku deri më tani 52 për qind e territorit të Komunës është në shërbim për menaxhim të mbeturinave dhe në kuadër të këtij projekti është edhe riorganizimi i qendrës së qytetit, zgjerimi i shërbimeve në fshatra, që deri më tani nuk janë në shërbim.