Dremit liqeri

Foto: Shutterstock



Mi zall të pyllit vjeshtarak,
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u përflak
Posi me zjarr e me flori

Posi me flakë-u ndes e kroj,
E vërtiti plot magji,
E yll‘ i ditës perëndoj
Në qetësi dhe dashuri.

Tashi po shuhet nënë mal
Qytet’i ngrysur në të zi.
Po ndizen yjtë dal-nga-dal
Plot bukuri! plot fshehtësi!

Në këtë çast perëndimor,
Ndaj po më dehen sytë-e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershëtor
Ma frymëzon një mall i ri.