Drejtori i VV në Prishtinë kërcënon kryeministrin: S’e ke as idenë se çfarë të pret!

Njëri nga drejtorët e ekzekutivit të Komunës së Prishtinës, që drejtohet nga Vetëvendosje, ka kërcënuar kryeministrin Isa Mustafa me «S’e ke as idenë se çfarë të pret!» nëse nuk tërheq nënshkrimin nga marrëveshjet, ose nuk dorëhiqet.




Ky është postimi i Hysen Durmishit, drejtor në qeverinë komunale të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes:

«Ky është vetëm fillimi o Isë matrapazi. Ose do ta tërheqësh nënshkrimin ose do të dorhiqesh ose në të kundërtën nuk e ke as idenë se çfarë të pret».