Drejtori i shkollës në Gjilan akuzohet për rrahjen e nxënësit

Drejtori i shkollës fillore «Abdullah Tahiri» në Malishevë të Gjilanit, Rashit Sahiti, po akuzohet se ka rrahur një nxënës të shkollës së tij, raporton KTV.




Rasti është konfirmuar nga policia, që po zhvillon hetime të mëtejme.
Egzoni ka thënë se ai ishte goditur disa herë nga drejtori Sahiti, nga ku i kanë mbetur edhe disa shenja në fytyrë.

Babai i nxënësit, Shefket Ajvazi, thotë të jetë tronditur kur e ka parë djalin e tij në atë gjendje, për çka edhe e ka lajmëruar policinë.
Ekipi i KTV-së ka kontaktuar me drejtorin Sahiti, i cili nuk gjendej në hapësirat e shkollës.

Sahiti ka mohuar të ketë prekur me dorë 14-vjeçarin, por ka pranuar se e ka qortuar atë, pasi që sjellja e tij nuk ishte e përshtatshme për hapësirat e shkollës. E rezultatet e testit të arritshmërisë, që u bënë pikënisja e këtij incidenti, tashmë janë shpallur të pavlefshme.