Drejtoresha e Ministrisë së Bujqësisë, shoferja e veturës që lëndoi 11 persona «Te rrethi»

Drejtuesja e njërit prej dy automjeteve që shkaktoi aksidentin «Te rrethi» të dielën, nga i cili u lënduan 11 persona- është njëra nga drejtoreshat e Ministrisë së Bujqësisë.




Burimet e portalit Koha.net kanë thënë se Shqipe Dema, drejtoreshë e njërit prej dikastereve të Ministrisë së Bujqësisë, ka qenë duke e drejtuar automjetin e saj gjatë aksidentit të dielën mbrëma.

Të dielën, Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin afër stacionit të autobusëve kanë mbetur të lënduar 11 persona, e njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje kritike.