«Do bëhesha me qejf zviceran, jetoj prej mbi 30 vjet këtu dhe ndihem si në shtëpinë time»

Po rritet numri i natyralizimeve. Por cilat janë motivet për marrjen e shtetësisë zvicerane dhe vështirësitë e saj. Për një shqiptar, Kosova është një vend pushimesh.

Foto: Arnaldo Jr / Shutterstock.com

Aplikimet për shtetësi nga janari në maj të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur për 27 për qind. 15’265 veta e kanë fituar atë në këtë hark kohor. Më së shumti të interesuar për shtetësinë zvicerane janë italianët, pastaj vijnë gjermanët dhe portugjezët. Sipas specialistëve një eufori për fitimin e shtetësisë zvicerane ka gjithmonë në rast të ndrrimeve të ligjeve. Në këtë kanë ndikuar iniciativat e Migrimit Masiv dhe ajo për Zbatimin e dëbimeve. Pasaporta zvicerane është një siguri. Atë e duan me të madhe edhe shqiptarët.

Valon S. është 35 vjeç. Ai ka ardhur si pesëvjeçar në Zvicër. Valoni shkollimin e ka ndjekur në Zvicër dhe e flet pa akcent dialektin e St. Gallenit. Megjithatë s’po e merr shtetësinë zvicerane. Valoni ka rënë dy herë nga provimi i natyralizimit! «Pyetjet janë kaq të vështira, sa nuk i dinë as shumë zviceranë», shprehet ai për «20 Minuten». Duhet njohur mirë gjeografinë dhe politikën. Në shtëpi, kur po mësonte për provim, i dinte përgjigjet. Në provim ishte kaq i shqetësuar, sa nuk mund të koncentrohej. Atë e frustron fakti që nuk po e merr shtetësinë zvicerane vetëm për një provim! «Do të bëhesha me qejf zviceran, jetoj prej mbi 30 vjet këtu dhe në Zvicër ndihem si në shtëpinë time. Kosova për mua është një vend pushimesh». Ai nuk mund ta thotë nëse do ta provojë edhe njëherë punën e shtetësisë. ks