Donika Kadaj s’flet nëse do t’i përgjigjet thirrjes së policisë

Donika Kadaj – Bujupi e kontaktuar nga Koha.net, nuk ka dashur të prononcohet nëse do t’i përgjigjet ftesës së policisë për t’u intervistuar në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.




«Nuk dëshiroj të prononcohem fare për këtë çështje», ka thënë shkurt Kadaj-Bujupi.

Ndërsa burime të Koha.net kanë bërë të ditur se ftesa për t’u intervistuar nga policia, vetëm është nisur në drejtim të shefes së grupit parlamentar të AAK-së.