Dollia e fundit

Nicanor Parra



Na pëlqen ne apo jo
Kemi vetëm tre zgjedhje:
Dje, sot dhe nesër.

Dhe bile as edhe tre
Sepse siç thotë filozofi,
e djeshmja është e djeshme
Ajo na përket ne, vetëm në kujtesë
Nga trëndafili tashmë i shkundur
Petale nuk mund të hiqen më.

Letrat e lojës pra
Janë vetëm dy:
E tashmja dhe e ardhmja.

Dhe bile nuk janë as dhe dy
Sepse është fakt i njohur
Që e tashmja nuk ekziston
Me përjashtim kur pa u ndjerë kalon
Dhe konsumohet
Si rinia.

Në fund
Ne mbetemi vetëm me të nesërmen.
Unë ngre gotën
Për ditët që s’arrijnë kurrë.
Por kjo është e gjitha
Që kemi.