Doktorë nga Mitrovica anëtarësohen në PDK

PDK-së sot i janë bashkuar edhe një grup mjekësh nga Mitrovica. Ata morën librezat e anëtarësisë nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.




Veseli, me këtë rast ka pohuar se PDK-së po i bashkohen njerëz të profileve të ndryshme duke u bërë pjesë e ndryshimeve të nevojshme për vendin dhe shtoi se nuk ka më krenari sesa kur doktorët i bashkohen vizionit të PDK-së, të cilët e shohin veten pjesë të ndryshimeve pozitive, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë.

Ai njëherit bëri thirrje që doktorët të mos largohen nga vendi, por së bashku me institucionet të punojnë që t’i ndryshojnë politikat shëndetësore dhe vetë sistemin e menaxhimit të shëndetësisë, në mënyrë që këta doktorë, të cilët, siç tha Veseli, i kemi profesionistë dhe të përkushtuar për shëndetin e qytetarëve, të menaxhojnë ashtu qysh i ka hije një vendi demokratik.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli bëri të ditur se nga viti i ardhshëm do të fillojë skema e sigurimeve shëndetësore për qytetarët e Republikës së Kosovës «Së bashku me partnerin e koalicionit, kemi vendosur që nga janari i vitit 2017 të fillojë skema e sigurimeve shëndetësore, e cila do të përmirësojë ndjeshëm situatën në sistemin shëndetësor» , theksoi Veseli.