Dogana konfiskon tekstil të kontrabanduar

Njësitet e Doganës në kuadër të aktivitetit anti-kontrabandë duke shënjestruar kontrabandimin e tekstilit marka të mbrojtura, kanë zhvilluar aksione të cilat kanë rezultuar me kapjen dhe identifikimin e kontrabandistëve, ku ka asistuar edhe Policia e Kosovës.




Sipas komunikatës, aksioni është zhvilluar në regjionin e Prishtinës dhe ka filluar me datën 26 maj ku është arritur të kapet një furgon me veshmbathje të kontrabanduara.

«Derisa aksioni i radhës është zhvilluar në magjistralen Ferizaj-Prishtinë ku është kapur vetura e radhës me tekstil të kontrbanduar. Derisa dje është kapur një furgon i cili po ashtu kishte mallra të kontrbanduara. Në të gjitha raste janë konfiskuar mbi 10,000 copë prodhime tekstili së bashku me automjetet transportuese (3 copë) derisa kundër të dyshuarve dogana ka filluar hetimet për kontrabandim mallrash», thuhet në njoftim, transmeton koha.net.