Dogana gjen veturat e vjedhura të mërgimtarëve duke u shitur për pjesë

Shkuarja e mërgimtarëve dhe lënia e një numri automjetesh në vendin tonë, një pjesë e të cilave demolohen dhe shiten për pjesë, ka vënë në lëvizje Doganat e Kosovës.

Për vetëm një ditë kontrolli nëpër disa pika të shitjes së pjesëve të veturave, ekipet mobile kanë arritur të gjejnë disa vetura, të cilat nuk janë zhdoganuar, por që janë duke u demoluar, raporton KTV.

Informatat e marra i janë dërguar sektorit adekuat për këtë çështje, i cili pastaj duhet të dalë me vendim rreth vlerës që duhet paguar për ato automjete.

Në njërën nga pikat ku janë bërë kontrollet, ekipi mobil ka marrë të dhënat për një veturë të importuar, por që pronarët e auto-pjesëve kanë thënë se janë duke e pritur ç’lajmërimin e veturës nga vendi i origjinës për t’i ndjekur pastaj procedurat e regjistrimit të saj për nevoja të veta.

Auto-pjesët kanë shumë punë me shitjen e pjesëve të veturave, pasi që për kushtet e pjesës dërrmuese të popullatës, çmimet janë shumë më të përballueshme dhe më të qëndrueshme në krahasim me pjesët e reja që vijnë nga Turqia apo Bullgaria.

Kohavisioni merr vesh se aksioni ka nisur pasi njësia e inteligjencës ka marrë informata nga qytetarët për shitjen e pjesëve të veturave të pazhdoganuara, si dhe pas disa raportimeve në polici të mërgimtarëve që u janë vjedhur veturat, transmeton Koha.net.

Deri para 8 muajsh, importuesit e veturave për auto-pjesë kanë zhdoganuar veturat copë-copë në pikën doganore, duke nxjerrë përfitime të majme, për shkak të çmimit të ulët të pjesëve, mirëpo një gjë e tillë u ndalua me një udhëzim, me të cilin vetura duhet të zhdoganohet komplet, pavarësisht destinimit të saj.