Rriten përsëri çmimet e sigurimeve shëndetësore

Edhe vitin e ardhshëm do të rritet ndjeshëm kostoja e shërbimeve shëndetësore. Ndonëse premitë nuk do të shtrenjtohen të të gjitha kantonet njëlloj.

Foto: RomanR / Shutterstock.com

Në fakt nuk do të ketë ndonjë të ashtuquajtur shok të premive të sigurimeve shëndetësore, por gjithsesi një rritje të ndjeshme të tyre. Shtrenjtimi i tyre pritet të rritet ndërmjet 4 deri 5 për qind. Kjo i bie një ngritje e kosotos ka vitin e kaluar. Kështu i ka transmetuar televizioni publik zviceran të dhënat e bashkimit të sigurimeve shëndetësore Santésuisse.

Në krahasim me rrogat, rritja e kosotos shëndetësore i bie të jetë mbimesatare. Dhe për këtë ka më shumë arsye. Nga njëra anë qëndron konstatimi se pacientët vizitohen më shpesh te mjeku. Ndërkaq shumë persona për një trajtim shkojnë te disa mjekë të ndryshëm. Kurse mjekët përllogarisin gjithnjë e më shumë kohë për çështje administrative në mungesë të pacientëve, del nga raporti.

Megjithatë, premitë e sigurimeve shëndetësore nuk do të rriten në të gjitha kantonet njësoj. Në kantonet e shtrenjta si Basel-Stadt, Gjenevë dhe Vaud ngritja e premive do të jetë e ndryshme; kurse në kantonet më të lira, rurale, tendeca e përgjithshme është që premitë do të rriten. Detajet do të dalin në vjeshtë. ks