Do lindësh djalë apo vajzë? Kjo duhet të mbetet sekret!

Një grua shkon në Kosovë për të abortuar, sepse fëmija nuk e ka gjininë që dëshiron çifti. Ligj i ri për «seleksionimin gjinor» në Zvicër do ta rregullojë njoftimin e gjinisë së fëmijës gjatë shtatzënisë. Në Gjermani dhe Norvegji kjo çështje është rregulluar me kohë.

Përpara disa vitesh nuk kishte nevojë për këtë ligj, sepse as që ishte e mundshme të përcaktohej kaq herët nëse dikush do të lind djalë apo vajzë – e nisë Tages Anzeiger raportin e saj për temën. Gjithçka ndryshoi para tre vitesh me testet gjenetike, të cilat japin informacione të vyera për shëndetin e frytit, ndër të tjera edhe për gjininë e tij në 12 javët e para të shtatzënisë. Tani dalin probleme të tjera. Ligji aktual e ndalon të studjohet vetëm gjinia, por nuk e rregullon çështjen e informacionit lidhur me gjininë. Duke qenë se aborti është i lejuar mbrenda 12 javëve të para të shtatzënisë, ekziston rreziku që ky të ndodhë për shkak të gjinisë së padëshiruar.

I gjithë debati për ligjin në Zvicër ka filluar me iniciativën e deputetes Pascale Bruderer nga Aargau, e cila ishte konfrontuar me këtë çështje gjatë lindjes së saj të dytë. Zgjidhja e saj: ndalimi i informimit nga laboratorët. Por kjo masë nuk ngjit, pasi testet e reja gjenetike – raporton media – bëhen në laboratore jashta Zvicrës, të cilët nuk i nënshtrohen ligjit zviceran. Prandaj Qeveria propozon një qasje tjetër: Mjekëve duhet t’u ndalohet ta informojnë shtatzënën në 12 javët e para të shtatënisë për gjininë e fëmijës. Por edhe më pas informacionin për gjininë ai duhet ta mbajë për vete, nëse ekziston rreziku i abortit për shkak të saj.

Sipas medies, rrallë ndonjëhehrë ka kaluar një propozim kaq unanimisht në parlamentin zviceran, sikurse ky për «seleksionimin e gjinisë». Mendohet që ligji do të gjejë përkrahje edhe në popullatë. Kurse në komunitetin e mjekëve ka mendime të ndryshme. Shefi i klinikës së gjinikologjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut thotë se nuk ka nevojë për këtë ligj, sepse testet gjenetike bëhen aq vonë, sa nuk ngelet kohë për një abort mbrenda 12 javëve të para. Përndryshe, sipas tij, është krejt e rrallë që shtatzënat të vendosin të abortojnë për shkak të gjinisë. E treta: mjekët e diktojnë kur ka rrezik aborti dhe janë posaçërisht të kujdesshëm edhe pas javës së 12-të. Një mjek tjetër nga Cyrihu është gjithashtu kundër ligjërimit të çështjes. Ai thotë se bën rreth 300 aborte në vit – i din aryset për këtë dhe do ta diktonte menjëherë sikur të bëhej për shkak të gjinisë. Mjeku mendon qe do të ketë problem edhe me implemendimin e ndalimit të informimit. Sipas tij: Njerëzit kanë të drejtë të dinë gjithçka që u përket atyre.

Të tjerë mjekë e përkrahin iniciativën e deputetes. Mjeku kryesor i lindjeve në spitalin kryesor të Bernës e përshëndet atë, edhe pse ai rrallë konfrontohet me fenomenin e «seleksionimit të gjinisë», sidomos te zviceranet. Edhe në një rrejt mjekësh që e ka konsultuar gazeta janë pro ligjit. Ndërkaq befason deputetja e të gjelbërtve, Yvonne Gilli, e cila e refuzon propozim-ligjin «si një temë të madhe». Ajo është vet mjeke dhe e përjeton çdo ditë sa keq e presin gjininë e fëmijëve gratë që vizitohen te ajo. Një çift kishte shkuar në Kosovë për të abortuar për shkak të gjinisë së padëshiruar të fëmijës që prisnin. Sipas Gilli-t, megjithatë, ndalimi i nformimit është rruga e gabuar. Duhet sqarim, sensibilizim dhe integrim. ks