Djemve të Sabit Gecit nga 30 ditë paraburgim

Dy djemve të Sabit Gecit, të dyshuar për sulmin ndaj dy aktivistëve të Vetëvendosjes, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.




Në këtë mënyrë, gjykata e ka pranuar kërkesën e prokurores së rastit.

Ata dyshohen se i kanë shkaktuar lëndim trupor njërit prej personave që ka qenë në afërsi të selisë së Vetëvendosjes, raporton KTV.

Avokati i tyre, Haxhi Millaku, e ka kundërshtuar masën dhe ka paralajmëruar ankesë.