Djali e bën nënën për spital në Rahovec




Në Rahovec, Policia bën me dije se të martën rreth orës 20:30, është arrestuar një person nën dyshim se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

 

«Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore», njofton Policia.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.