Ditët e bukura

Foto: Shutterstock



Sot në mëngjesin e 12 shtatorit 1969
ajri ka aromë aq të mirë,
kjo është mrekullia më e madhe,
saqë dua tërë ditën të rri jashtë
dhe të marrë ajër
ajër ajër.
Derisa të ketë.

Më duhen mushkëri të mëdha.
Të vjetrat janë të vogla nga frika
dhe janë bërë shoshë.

Këto ditë të bukura janë tepër të bukura,
askush nuk duhet të punojë
(pastaj e dimë përse) –
po dëgjoj të thonë Kjo është shkatërruese Por
ju vjedhës jete
ditë të tilla janë të rralla.
(Nga gjermanishtja: Enver Robelli)