Dita kur u rrëzova nga dritarja…

Dubravka Ugreshiq, shkrimtare kroate.

Në një spital të Zagrebit së fundi rastësisht u ndesha me një të njohur timin nga Sarajeva. Dukej mjaft i mjerë: dora e djathtë në gjips, dora e majtë e lidhur me fashë, gjithkund njolla të errëta…
– O Zot… – llomotita, sepse nuk dija çfarë të thosha tjetër.
– Ja unë nga Sarajeva… – tha ai.
– O Zot… – tunda kokën. – Po si të ndodhi kjo fatkeqësi? – e pyeta. Pyetje më të marrë nuk kam mundur të bëjë.
– Do të tregoj, por më premto se nuk do t’i tregosh askujt…
Pohova, e pushtuar nga ndjenja e fajit dhe dhimbjes së thellë ndaj këtij njeriu nga Sarajeva.
– Isha ulur në dhomë, kur papritmas – bum! – përmes dritares së hapur fluturoi brenda një granatë.
– Edhe?!
– Asgjë. Nuk eksplodoi… Mora granatën, çfarë të bëja tjetër, dhe e hodha nga dritarja…
– Edhe?!
– Asgjë. Eksplodoi dhe shkatërroi fasadën e murit…
– Edhe?!
– Asgjë. U përbirova pak nga dritarja për të parë murin e çarë të dhomës dhe u rrëzova nga kati i dytë… në rrugë…
– Edhe?!
– Asgjë. U rrëzova…

Autorja është shkrimtare kroate.