Dita e parë e festës së birrës në München: u pinë një milion gota birrë dhe u gllabëruan dhjetë mëzet!

Në München ka filluar festa më e madhe e birrës në botë.

Foto: Shutterstock.com



Përkundër valës së pandalshme të refugjatëve, të cilët po vijnë në München, këtë javë në këtë qytet të Gjermanisë jugore është hapur festa tradicionale e birrës – e njohur si «Oktoberfest». Në të vërtetë festa do të zgjas nga 9 shtatori deri më 4 tetor.

Pritet që në këtë festë të marrin pjesë së paku gjashtë milion vizitorë. Për një gotë njëlitërshe me birrë ata do të paguajnë deri në dhjetë euro. Në ditën e parë të festës mysafirët pinë mbi një milion gota me birra dhe gllabëruan dhjetë mëzet. Mbi 9000 mijë njerëz defiluan të veshur me rrobe tradicionale.

Festën e ka hapur kryetari i qytetit të Münchenit në prani të kryeministrit të Bavarisë Horst Seehofer dhe shumë politikanëve të tjerë. Mes pjesëmarrëse prominentë ishte edhe trajneri i ekipit të Bayernit, Pep Guardiola. Ai tha se nuk do të pinte birrë nga gotat njëlitërshe. «Më pëlqejnë birrat e vogla, të ftohta. Birra e madhe nuk është e ftohtë pas tre minutave. Dhe kur birra nuk është e ftohtë, nuk është më e mirë».-lli