Dinjiteti stoik i shqiptarëve të moshuar

12 shqiptarë të moshuar shpalosin përvojën e tyre gjithsej 400-vjeçare të emigracionit në Zvicër. Në veçanti 70 vitet si pensionistë.

Foto: Fahredin Spahija



«Ne thirrëm punëtorë dhe erdhën njerëz», citohet shpesh shkrimtari i njohur zviceran Max Frisch në lidhje me kërkesat për përmirësimin e gjendjes së migrantëve në Zvicër. «Un doja vetëm dy vjet të qëndroj në Zvicër, dhe u bënë pafund shumë», raporton njëri prej shqiptarëve të intervistuar në kuadër të një studimi mbi gjendjen sociale, ekonomike dhe shëndetësore të moshës së tretë në autorizim të Institutit Zviceran për Studime Shqiptare – ISEAL: «Shqiptarët e moshuar në Zvicër – Një dinjitet stoik». Autor: Kujtim Shabani. Kontingjente të tërë emigrantësh pune kanë arritur një moshë në të cilën po ballafaqohen me probleme të ndryshme: Të ardhura të vogla, mundime shëndetësore, vetmi, dilema të vështira etj. Ato gjithnjë e më shumë janë të varur nga përkrahja e të tjerëve, qofshin këto të afërmit e tyre, shoqëria si e tillë apo institucionet.

Gjendja e këtij grupi shoqëror, persona të moshës mbi 60-vjeçare, është bërë prej kohësh një merak i shoqëive perëndimore. Në SHBA me këtë çështje po merren që nga vitet e 60-ta. Në Evropë studimet mbi moshën e tretë filluan në vitet e 70-ta, së pari në Francë. Në Gjermani shkenca filloi të interesohet për këtë temë 15 vite më vonë. Studimet e para mbi personat, gjegjësisht migrantët e moshuar në Zvicër datojnë nga vitet e 90-ta. Autorët e parë të publikimeve në këtë fushë në Zvicër ishin Pro Senectute, Komisioni Federal për të Huajt, Migros Kulturprozent, dhe Fondi Nacional Zviceran. Kohët e fundit janë mediat ato që po sensibilizojnë mbi problematikën e migrantëve të moshuar.

Përshkrimi statistikor i migracionit shqiptar

Statistikat sugjerojnë që komuniteti shqiptar përbën një prej grupeve më të mëdhëdha të migracionit në Zvicër. Numri i saktë i tyre nuk mund të thuhet. Për shkak të mbledhjes së të dhënave demografike mbi bazën e shtetësisë, shqiptarët nga Jugosllavia në statistikat e Zvicrës hynë si jugosllavë, serbë, malazias dhe maqedonas. Dy koncepte e përshkruajnë këtë diasporë: emigracioni i punës dhe ai i azilit. Deri në vitet e 80-ta mërgimtarët shqiptarë ishin kryekëput sezionerë, të cilët në Zvicër kishin të drejtë të qëndronin vetëm nga nëntë muaj. Me kohë ata fituan të drejtën t’i sillnin edhe familjet e tyre. Në vitet e 80-ta ndërron modeli i arsyeve të emigrimit të qytetarëve shqiptarë nga Jugosllavia: primatin e fitojnë motivet politike të mërgimit. Vendimtare për këtë ishte represioni i regjimit serb të Millosheviqit pas heqjes së statutit politiko-juridik që kishte Kosova në kuadër të Jugosllavisë. Numri i azilkërkuesve nga Kosova në Zvicër u rrit posaçërisht nga fundi i vitete të 90-ta. Mëse 50’000 persona aplikuan në këtë kohë për azil. Në fund të kësaj dekade këtë status e fituan më pak se dhjetë përqind e tyre. Këta migrantë, shumica e të cilëve në Zvicër erdhën në vitin 1999, e lëshuan atë po atë vit.

Me 1,3 për qind, komuniteti shqipfolës paraqet grupin më të madh gjuhësor në në Zvicër. Fjala është për gjuhën më të përhapur të huaj, përveç atyre vendase. Shumica e migrantëve shqiptarë janë të vendosur në Zvicrën gjermane. Kaq mund të thuhet më me siguri për shqiptarët në Zvicër. Ato kryejnë punë më pak të kualifikuara. Statistikisht te migrantët nga Jugosllavia, ku përfshihen edhe shqiptarët, në një person në moshë pensioni vijnë 30 persona nën moshën 20-vjeç.

Përvojat në Zvicër

12 shqiptarë, që cilët e kanë kaluar moshën 60-vjeçare, ishin të gatshëm të informojnë më detajisht në emër të gjeneratës së tyre për përvojat në mërgim – gjendjen sociale, ekonomike dhe shëndetësore. Ata kanë ardhur në Zvicër ndërmjet viteve 1967 dhe 1995, përmes entit për punësim ose me përkrahjen e ndonjë të afërmi të tyre. Pothuajse gjatë gjithë qëndrimit në Zvicër kanë qenë në marrëdhënie pune. Nganjëherë – kur ngelën të papunë – kishin mundësinë të ndjekin një kurs gjuhe. Mesatarisht jetojnë prej 30 vitesh në Zvicër. Njohuritë e tyre të gjuhës janë modeste. «Un kam punuar 15 vite në një vinç – kran. Personi i vetëm me të cilin komunikoja nganjëherë, ishte kryepunëtori dhe ky ishte vëllai im», rrëfen Xh. Një tjetër i intervistuar njohuritë e gjermanishtes i përshkruan kështu: «Unë nuk e flas gjermanishten me gramatikë. Me shkrim qëndroj edhe më keq. Kur kërkon dikush diçka nga unë, merremi vesh fort mirë. Kur më duhet mua diçka nga tjetri, atëherë ngatërrohet puna.» Si pensionisë fitojnë deri 50 për qind më pak se më parë, kurse të dhënat kanë ngelur njëlloj. Familjet e tyre nuk kanë mundur t’i marrin nga fillimi në Zvicër. Vetëm në një rast ka punuar edhe gruaja. Katër nga këta emigrantë të moshuar shqiptarë jetojnë vetëm me gruan, dy prej tyre jetojnë vetëm. Shumica ndërkaq banojnë bashkë me gruan, njërin fëmijë dhe familjen e tij. Ata kanë mesatarisht një dhomë në dispozicion për banim. Dy nga të intervistuarit kishin një sigurim jete, të cilin u desh ta ndërprisnin. Megjithatë përfitojnë nga subvencionimi kantonal i sigurimit shëndetësor. Shumica e tyre nuk kanë një sigurim shtesë. Gjendjen e tyre shëndetësore e vlerësojnë kryesisht si të mirë. Kur duhet ta përshkruajnë këtë pohim, atëherë vijnë shprehje dergjje si artrozë, diskusherni, probleme me qarkullimin e gjakut, shtypje e lartë e gjakut etj. Njëri kishte vuajtur nga një tumor. Shumica e tyre marrin rregullisht barëra. Mesatarisht shkojnë tre herë në vit te mjeku, vetëm në raste të veçanta shoqërohen nga një i njohur. Pesë të intervistuar janë praktikues të islamit. «Un jam i rezervuar ndaj jobesimtarëve. Kur njeriu ka një besim – pavarësisht cilin – atëherë është krejt ndryshe», thotë K. Këta janë anëtarë të një qendre kulturore shqiptaro-islame, ku e kalojnë kohën me moshatarë të tyre. Marrëdhëniet me shokët mund të kenë edhe karakter interesi, ata e ndihmojnë njëri-tjetrin edhe financiarisht. «Unë shpesh mar para hua te shokët», pranon K. Vetëm njëri prej të intervistuarve është anëtar aktiv në një shoqatë shqiptaro-zvicerane, e cila angazhohet në fushën e arsimit.

Besimi në qytetarë dhe institucione

Akordimi i të intervistuarve ndaj bashkëqytetarëve dhe institucioneve të Zvicrës tregojnë për një besim të lartë në to. Një pjesë e tyre janë skeptik përballë njerëzve të panjohur, motoja në të cilën ata mbështeten vërtet nuk është aq e tëhuajtur: «Besnik bëhu, besë mos ze!» Me këtë gatishmëria për t’i dalë tjetrit në krah është një urdhër. Prirja që njerëzit e moshuar po tregojnë një besim të vogël interpersonal përqaset me vrojtimet shkencore në vitet e 90-ta në Zvicër. Besimi relativisht i lartë në institucine është gjithashtu në përputhje me gjetjet e viteteve të 90-ta mbi besimin në institucione në Zvicër. Përkatësisht që besimi në sistem rritet me moshën. Përveç kësaj te këta të intervistuar tregojnë të njëjtat institucione një besim të lartë, sikurse edhe te qytetarët zviceranë: parlamenti, qeveria, policia, sindikatat.

Fakti që ndërmarrjet, entet e punësimit dhe mediat dalin si më pak kredibile, nuk është joplauzibil. Studimet tregojnë që njerëzit janë të gatshëm t’i besojnë një informacioni, kur atë mund ta konfirmojnë vetë. Në këtë kuadër mund të shihet edhe besimi i lartë që këta njerëz kanë në banka, çka nuk korrespondon me përshtypjet e përgjithshme të viteve të fundit në Zvicër. Një faktor që duhet marrë në konsideratë është përvoja në vendlindje me këto institucione dhe këndvështrimi relacional i të intervistuarve me situatën në vendin e origjinës.

Lidhjet me vendlindjen

Të gjithë migrantët e moshuar shqiptarë në këtë panel kultivojnë ruajnë me të afërmit dhe shokët e tyre në vendlindje. Këtu shquan vërejtja: «Ata po mbeten gjithnjë e më pakë» ose «Shokët nuk janë më». Duke marrë parasyshë moshën në të cilën kanë mërguar, krijohet përshtypja që ata nuk kanë pasur ndonjëherë një rreth të gjërë shoqëror dhe se për shkak të mërgimit as që kanë mundur t’i kultivojnë ato lidhje. Si do që të jetë, ata mesatarisht udhëtojnë dy der tre herë në vit drejt vendlidjes dhe kalojnë rreth tre muaj atje.

Të gjithë të intervistuarit kanë mundur ta arrijë qëllimin për të cilin kanë ardhur në Zvicër. Kështu të gjithë kanë një shtëpi në vendlindje. «Un doja vetëm dy vjet të qëndroj në Zvicër, sa të blej një traktor për të punuar tokën», thotë R. dhe vazhdon: «Unë e bleva traktorin, pastaj edhe një tjetër. Bleva një kamion dhe, sigurisht, një veturë. Edhe tokë kam blerë dhe ndërtova një shtëpi. Unë munda të bëj një dasëm të madhe për martesën e djalit. Të gjitha duke iu falënderuar punës në Zvicër.»

Mesatarisht asnjëri nga këta migrantë të moshuar shqiptarë nuk planifikonte të qëndronte më gjatë se katër vite në Zvicër. «Çdo vit, ama çdo vit, thoja ky është i fundit që do të punoj në Zvicër. Prandaj më janë dashur dhjetë sezona, në vend katër, derisa e rregullova statusin e qëndrimit në Zvicër. Nuk mund të prisja sa të mbusheshin ato nëntë muaj, ikja gjithmonë para kohe», rrëfen P.

Për shumicën e këtyre migrantëve të intervistuar lëshimi i Zvicrës nuk është në rend të ditës. Arsyeja për këtë janë fëmijët dhe nipat e mbesat, të cilët ndërkohë kanë marrë edhe shtetësinë zvicerane. Dy prej tyre, në fakt, do ta kishin lëshuar Zvicrën menjëherë. Por, për këtë duhet të heqin dorë nga pensioni i tyre, sepse nuk ka një marrëveshje mes Zvicrës dhe Kosovës për sigurimet sociale. Migrantët janë të hutuar dhe nuk dinë kujt t’i drejtohen për këtë gjë. Vështirësitë që kanë lidhur me çështjet administrative të investuarit mundohen t’i zgjidhin përmes të njohurve të tyre. Kjo për ta është një zhvillim normal dhe i vetkuptueshëm i ngjarjeve. Më e rënda është për ta përfytyrimi se mund të sëmuren rëndë dhe të bëhen të varur nga të tjerët edhe për gjërat elementare. «Uroj të vdes pa dhimbje të mëdha. Djemtë dhe rejat e mia patjetër do të kujdeseshin për mua, por në një azil pleqësh këtë mund ta bëjnë mirë. Gruaja ime duhej t’i kalonte vitet e fundit të në një këso institucioni. Aty janë kujdesur shumë mirë për të», thotë N. Gjysma e të intervistuarve këtë kujdes e dëshiron nga fëmijët e vet. Ata e kanë për detyrë ta bëjnë një gjë të tillë. Pjesa tjetër e këtij paneli përkujdesjen e tyre në një pleqëri të pamundur do t’ia besonte më parë një institucioni të specializuar për këtë. Është thjesht një çështje kompetencash. «Azili kishte vetëm 20 krevatë. Un mund ta rregulloja të vendosem aty. Dhe kisha dashur të vdes në krevatin ku ishte shtrirë gruaja ime. Kam ndëgjuar se në Gjenevë ka varreza myslimanësh. Sidoqëtëjetë: Un dëshiroj të varrosem në Kosovë», përfundon N.