Dimër




Tani kutia e kuqe postare
e ka një kapelë të bardhë,
të shtrembër dhe të çuditshme.
Dikush papritmas
është rrëzuar mbi akull,
ndonëse i papërkulshëm ishte.
Por bora ka shndrit lehtë
dhe mrekullueshëm
mbi pisha.
A thua çfarë ëndrrash shohin tash fluturat?

Nga gjermanishtja:
Enver ROBELLI