Dikur e kemi pasur një botë

Wisława Szymborska, poete polake.

Historia nuk na ka përplasur fanfarën e fitores:
Ajo na ka hedhur zall të ndyrë në sy.
Para nesh ishin rrugë të gjera dhe qorrsokakë,
bukë e hidhur, kroje të helmuara.

Plaçka jonë e luftës është dija për këtë botë:
– Ajo është aq e madhe, saqë dy veta mund ta përthekojnë me një shtrëngim dore,
aq e rëndë, saqë mund të përshkruhet me një buzëqeshje,
aq e rrallë si jehona e së vërtetës së vjetër në lutje.

[Përktheu: Enver Robelli]