Diktatori shqiptar që kidnapoi yjet e Hollywoodit

Një diktator është ylli i një filmi të Hollywoodit që kurrë nuk u publikua, por tani është publikuar në formë të një arkivi.

«The Phynx» film i zhanrit rock-komedi, i realizuar nga studioja filmike Warner Brothers në vitin 1970, ka të bëjë me një diktator shqiptar i cili kidnapon yjet amerikane si Pat O’Brien, Colonel Sanders, Xavier Cugat, Dorothy Lamour, Butterfly McQueen dhe Ruby Keeler.

Përveç yjeve, diktatori shqiptar vjedh edhe një kompjuter të CIA-s të quajtur «Motha» që krijon një bend të rockut të quajtur «The Phynx», transmeton Koha.net.

Ky grup bëhet i famshëm dhe ftohet që të performojë në Shqipëri për të shpëtuar yjet e kidnapuar.

Këngët që këndon ky grup janë «What’s Your Sign?» dhe «Nearly Blew My Mind». Këto këngë u realizuan nga të famshmit Jerry Leiber dhe Mike Stoler.