Digjet kuzhina e çerdhes «Nani» në Dardani të Prishtinës

Një pakujdesi ka shkaktuar zjarr në çerdhen private «Nani», në lagjen Dardania në Prishtinë, bën të ditur TV Arta. Bëhet e ditur se pos dëmeve materiale nuk ka të lënduar, edhe pse në momentin e zjarrit 4 fëmijë ishin brenda objektit.




Pronarët nuk kanë dashur të komentojnë për rastin, e as nuk e kanë lejuar ekipin e Tv Artës të xhirojnë.

Rastin e ka konfirmuar shefi i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, i cili tha se zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë me kohë zjarrin. Zeka ka sqaruar se zjarri ka ndodhur si shkak i pakujdesisë nga përgjegjësit në çerdhe ku, sipas tij, e kanë lënë shporetin të ndezur, por që zjarri nuk ka arritur të shpërndahet, duke e dëmtuar kështu vetëm kuzhinën.