Digat e Ballkanit vënë në rrezik peshqit më të rrallë të Europës

Një studim i ri tregon se një e dhjeta e peshqve të Europës rrezikojnë zhdukjen nga vërshimi i projekteve për ndërtimin e digave në Bosnjë, Serbi dhe Mal të Zi.

Kanjoni i Moraçës në Mal të Zi.



Deri në një e dhjeta e llojeve të peshqve të Europës mund të zhduken ose shkatërrohen nga digat e planifikuara të hidrocentraleve në Bosnjë, Serbi dhe Mal të Zi, sipas hulumtimeve të reja nga Universiteti i Grazit, raportoi gazeta britanike «Guardian». Ai citon profesor Steven Weiss, autori i gazetës, të ketë thënë: «Është plani më i madh sistematik i ndërtimit me ndikime negative mjedisore që njoh që nga koha e Luftës së Dytë Botërore». Raporti «Lumenjtë e Ballkanit, Shpërndarja e llojeve të peshqve në rrezik dhe kërcënimet nga zhvillimi i hidrocentraleve» thotë se digat e planifikuara kërcënojnë 49 nga 531 lloje peshqish të ujërave të ëmbla të Europës me një humbje 50 deri në 100 për qind të shpërndarjes së tyre në Ballkan, me sidomos 11 lloje endemike në rrezik zhdukje në Ballkan.

Raporti vëren se në rajon janë ndërtuar ose planifikohen të ndërtohen jo më pak se 2800 diga, kryesisht në Bosnjë, Serbi dhe Mal të Zi dhe shpreh shqetësim të veçantë për efektin e tyre në lumenjtë Neretva, Moraça dhe Drina e sipërme. Ai përmban kontribute nga profesorë dhe ekspertë në Serbi, Shqipëri, Greqi, Bosnjë, Kroaci dhe Bullgari dhe është pjesë e një fushate të nisur nga organet mjedisorë Riverwatch dhe Fondacioni Europian i Trashëgimisë Natyrore.

«Rajoni i Ballkanit është vendi më i rëndësishëm për molusqe dhe peshq në Europë», vëren ai, duke shtuar se rreth 80 për qind e 35 mijë kilometra të lumenjve të rajonit mbeten në gjendje të paprekur. Pavarësisht kësaj, vazhdon ai, «rajoni është shënjestra e një prej planeve më ambicioze për zgjerimin e hidrocentraleve në botë, me aktualisht rreth 2800 projekte të planifikuara, ku mbi një e treta e të cilëve ndodhen në zona të mbrojtura, siç janë parqet kombëtare».

Ai vë në dukje se digat kanë një ndikim katastrofik në mjedis, jo vetëm duke bllokuar kalimin e peshkut, por sepse kur digat hapen, ato pjesë të lumenjve ku peshqit lëshojnë vezët e tyre fshihen nga faqja e lumit. Disa nga peshqit më të kërcënuar janë blini rus, i Adriatikut dhe peshku beluga. Duke iu kthyer disa zonave me shqetësim të lart, raporti thekson: «E gjithë pjesa e sipërme e lumit Neretva, përfshirë degët e tij ushqyese po vihen në shënjestër për ndërtime hidrocentralesh. Projekti më i madh, Kaskada e Bjelimikut, është në zemër të habitatit më të madh të troftës së butë në rrezik zhdukje në gadishullin e Ballkanit, së bashku me troftën ngjyrë mermeri dhe habitatin më të madh për merenën e egër të Neretvës».

Sipas raportit, në lumin Moraça «një vizion shumë më i kujdesshëm (sesa termocentralet) do të ishte që lumi Moraça të deklarohet një lum i egër dhe skenik dhe të vendoset përgjithmonë larg rrezikut për ndërtimin e hidrocentraleve». «Kjo jo vetëm që do të mbronte një peizazh të bukur të lumit, me faunën e tij të rrallë dhe interesat rekreative shumë pak larg kryeqytetit të Malit të Zi, por edhe linjën hidrologjike për të gjithë ekosistemin e Liqenit të Shkodrës».

Ai shpreh gjithashtu shqetësim për të ardhmen e lumit Tara, jo për shkak të ndonjë veprimi nga Mali i Zi, por për shkak se Bosnja fqinjë thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani kineze për të ndërtuar digën pranë Foçës që do të dëmtonte lumin. «Realizimi i shumicës apo të gjithë projekteve të planifikuara të hidrocentraleve në zonën e këtyre 69 llojeve të peshqve endemik të Ballkanit me shumë mundësi do të çojë në 11 zhdukje globale», përfundon raporti. (BIRN)

Raporti i plotë:
http://balkanrivers.net/sites/default/files/Fish_Study_web.pdf