«Diaspora vetëm e bashkuar integrohet pa u asimiluar»

INTERVISTË ME MINISTRIN E DIASPORËS SË KOSOVËS, VALON MURATI

«Gjenerata e tretë është një sfidë e madhe për vetë Diasporën dhe për Kosovën. Si e tillë, ajo është edhe një potencial i madh, e cila nëse do të qaset në mënyrën e duhur, mund të jetë një vlerë e shtuar për vetë Diasporën, por edhe për vendin e origjinës», na tha, ndër të tjera, zoti Murati.

Intervistoi Dashnim HEBIBI

Pse u takuat sapo e morët detyrën me disa nga ambasadorët e huaj që janë në Kosovë?

Unë në vazhdimësi jam duke u takuar me ambasadorët e huaj, sepse disa përfaqësojnë shtetet që janë shumë të rëndësishme për zhvillimet politike në vend, të tjerët janë të rëndësishëm edhe për faktin se në to e kemi një Diasporë të madhe. Shumë prej ambasadorëve e kanë shprehur vullnetin që të punojnë ngushtë me ministrinë tonë për t’i adresuar shumë nga problemet që mund të dalin gjatë punës sonë me Diasporën.

Do të mjaftojë buxheti që jua kanë ndarë për ministrinë që do ta drejtoni?

Sigurisht çdo ministër do të donte të kishte më shumë buxhet, por ky është realiteti në të cilin veprojmë. Nevojat janë shumë të mëdha, ndërsa buxheti ynë është i vogël. Sidoqoftë, unë do të bëj përpjekje që kurdo që është e mundshme t’i shfrytëzoj edhe donacionet e huaja për të realizuar projekte në fushën e Diasporës, por që në projekte të ndryshme të kërkoj edhe bashkëpunimin e ministrive të tjera të Qeverisë sonë, por edhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Cilat janë planet tuaja që mendoni t’i realizoni gjatë vitit të parë?

Ne do të vazhdojmë me realizimin e planit të punës, që përfshin shumë komponentë, që nga përpjekjet që së bashku me Republikën e Shqipërisë ta kemi një program të përbashkët për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë, deri te puna për t’i konsoliduar dhe zgjeruar rrjetet e të rinjve dhe studentëve, ato të bizneseve dhe të fillojmë t’i krijojmë rrjetet e juristëve. Aktivitetet në fushën e kulturës gjithashtu do të jenë pjesë e punës sonë. Ne jemi duke punuar në identifikimin e problemeve administrative që kanë bashkatdhetarët tanë kur vijnë në Kosovë dhe do të përpiqemi që këto t’i adresojmë me ministritë e tjera, sepse ato realisht nuk janë kompetencë jona. Por, përderisa ne jemi dera e parë për bashkatdhetarët, do të përpiqemi që t’i koordinojmë punët me resorët e tjerë për lehtësira administrative për bashkatdhetarët, kur ata vijnë në Kosovë, por edhe kur vendosin të investojnë, punojnë apo shkollohen në Kosovë.

Çka do të dëshironit të ndryshoni në jetën kulturore e shoqërore të mërgimtarëve tanë, e kam fjalë për organizimet që i mbajnë ata?

Unë mendoj se jemi duke hyrë në fazën kur bashkatdhetarët tanë çdo herë e më shumë do ta ngrenë nivelin e organizimit të tyre dhe çdoherë e më shumë do ta shfrytëzojnë edhe atë që ofrojnë shtetet ku ata jetojnë. Sigurisht që gjeneratat e reja, që mund të quhen lirisht si ‹I Phone gjenerata›, do t’i pasurojnë edhe aktivitetet kulturore dhe artistike të Diasporës sonë. Edhe ne si shtet duhet t’u përgjigjemi në mënyrë adekuate këtyre gjeneratave, edhe kur është në pyetje mësimi në gjuhën shqipe dhe metodologjia e këtij mësimi. Gjithashtu besoj se ne do të jemi dëshmitarë të kohës, kur shqiptarët në Zvicër, përveç fushave të tjera si në sport, do të janë faktor të rëndësishëm edhe në jetën politike të Zvicrës dhe të vendeve të tjera. Ky organizimi domosdo do të rrisë edhe praninë e tyre në të gjitha fushat e jetës në Zvicër dhe kudo që ata jetojnë.

Kur do ta vizitoni Zvicrën?

Kabineti im i ka realizuar takimet e para në Zvicër. Sidoqoftë, unë do të jem në Cyrih më 22 shkurt për festën e 17 Shkurtit. Gjithashtu do të marr pjesë në disa aktivitete në Gjenevë, më 7 dhe 8 Mars.

Sipas Jush, cila pjesë e Diasporës shqiptare është më e organizuar?

Më lini pak kohë për këtë përgjigje. Sidoqoftë, atë që mund ta them që tani është se secili vend i ka specifikat e veta. Por, mesazhi për të gjithë pa dallim është se në Diasporë nuk duhet të bartet lufta politike që ndodh në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Preshevë e Ulqin. Diaspora jonë duhet të jetë unike, sepse vetëm ashtu do të integrohet pa u asimiluar, do të bëhet faktor në vendet ku jeton dhe do të jetë një urë ndërmjet vendeve ku jeton dhe vendit të tyre.

Cili do të jetë kontributi Juaj për regjistrimin e Diasporës që ka filluar?

Ne jemi duke e shqyrtuar këtë proces. Unë e kam krijuar një komision, i cili do të dalë me rekomandime se cilat masa duhen marrë për ta avancuar këtë proces shumë të rëndësishëm. Të gjithë duhet ta kuptojnë se regjistrimi i Diasporës është i rëndësishëm, sepse nëpërmjet tij ne si shtet mund të ndërtojmë politika më të sakta dhe më të drejta në raport me Diasporën, si në fushën e mësimit të gjuhës shqipe, ashtu edhe të avancimit të të drejtave të saj civile dhe politike, por edhe të shfrytëzimit të potencialit intelektual, profesional dhe financiar të diasporës për të ndihmuar në zhvillimin e arsimit dhe atë ekonomik të vendit me benefit të dyanshëm.

Keni pasur kontakte me qendrat kulturore që veprojnë në Diasporë?

Ne jemi duke e analizuar edhe punën e këtyre qendrave dhe sidomos konceptin mbi të cilin janë ndërtuar dhe bazën ligjore të veprimit të tyre. Divizioni përkatës në ministri është në kontakt me to.

Në çka do të përqendroheni më së shumti, që këto qendra do të duhej të vepronin në Diasporë?

Këto qendra do të duhej të shërbenin si një mekanizëm nëpërmjet të cilit do të përçohej kultura jonë në Diasporë, do të shfrytëzoheshin të arriturat kulturore të Diasporës dhe do të përçoheshin në Atdhe, si dhe do të duhej të ishin edhe një pikë kontakti ndërmjet kulturës sonë dhe kulturave të vendeve ku ato janë. Këto qendra do të duhej të shërbenin edhe si pikë koordinuese e shoqatave, klubeve dhe rrjeteve të ndryshme.

Do të hapen edhe qendra të tjera?

Për shkaqe buxhetore, këtë vit do të jetë shumë vështirë të hapen. Në të ardhmen sigurisht që do të hapen. Por, ka gjasa që ato të ridizajnohen në ndërkohë. Ne do të bëjmë përpjekje që ta kemi një marrëveshje edhe me Republikën e Shqipërisë për t’i hapur bashkërisht ato.

Si e sheh gjeneratën e tretë në mërgatë?

Gjenerata e tretë, ajo që thashë më herët se është ‹I Phone gjenerata›, është një sfidë e madhe për vetë Diasporën dhe për Kosovën. Si e tillë, ajo është edhe një potencial i madh, e cila nëse do të qaset në mënyrën e duhur, mund të jetë një vlerë e shtuar për vetë Diasporën, por edhe për vendin e origjinës. Kjo është gjenerata e politikanëve, artistëve, intelektualëve, profesionistëve dhe sportistëve të ardhshëm, të cilët, duke qenë të integruar në vendin ku jetojnë, do të mund ta ndihmojnë vendin e tyre të origjinës po aq sa e kanë ndihmuar prindërit dhe gjyshërit e tyre, por në rrethana të tjera dhe me mekanizma të tjerë.

Do të bëni diçka më shumë në lidhje me disa probleme që i ka mërgata jonë sidomos në Zvicër, në lidhje me pensionet?

E di që për këtë çështje është duke u marrë me seriozitet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe ministri Abrashi.

Në mërgim gjithnjë diskutohet për Kartonin e Gjelbër. Do të kemi në këtë drejtim ndonjë risi?

Është një ndër çështjet më të ndjeshme. Ne do të përpiqemi t’i sensibilizojmë institucionet përkatëse që këtë çështje ta marrin me seriozitet të plotë. Jemi duke i bërë hapat e parë në këtë drejtim.

Numri i nxënësve nëpër shkollat plotësuese shqipe në Zvicër nuk është edhe aq i madh. Keni ndonjë projekt konkret që ky numër të rritet?

Në këtë drejtim, projekti më i madh do të ishte nëse arrijmë ta realizojmë programin e përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë. Nëse e realizojmë këtë projekt, brenda tij është paraparë edhe sensibilizimi i mërgatës sonë për t’i dërguar nxënësit në mësimin plotësues.

Sipas Jush, kur do t’i kemi pesë-apo gjashtë deputetë në Parlamentin e Kosovës nga Diaspora?

Kjo është një çështje e komplikuar kushtetuese. Unë besoj se ekziston vullneti politik te partitë shqiptare, por ndryshimi i Kushtetutës është një proces shumë kompleks, sepse nuk mund të ndodhë pa votën e dy të tretave të deputetëve të pakicave. Kjo shumicë e dyfishtë dhe këto privilegje bllokuese të pakicave, sidomos të pakicës serbe, janë duke e bërë shtetin e Kosovës jofunksional në shumë drejtime. Ndryshimi i Kushtetutës do të jetë sfidë e vërtetë politike dhe juridike për tërë politikën e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës do të ketë probleme të ndryshojë edhe sa i përket shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, mu për shkak të mundësisë që të bllokohet nga pakica serbe në Kuvend. Sa i përket përfaqësimit të Diasporës në Kuvend, si fazë e ndërmjetme është kërkuar që të krijohet një komision parlamentar për Diasporën, nëpërmjet të cilit do të punohet edhe me deputetët për nevojat dhe të mirën e pjesëtarëve të Diasporës. Në këto rrethana, gjasat më të mëdha janë që fillimisht Komisionit të Jashtëm t’i shtohet zyrtarisht edhe segmenti i Diasporës.

Duket një zbehje e interesimit te mërgimtarët e rinj për t’i kaluar pushimet në Kosovë. Do të gjeni ndonjë ide që ata të motivohen për ardhje?

Përgjigjja në këtë pyetje është më komplekse sesa duket, sepse përfshin një kontekst më të gjerë sesa të ministrisë sonë. Kjo lidhet me zhvillimin ekonomik të Kosovës, me gjendjen e saj në arsim, me rendin dhe sundimin e ligjit, si dhe me ofertën e saj turistike dhe kulturore. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale gjatë mandatit tonë, që në fushëveprimtarinë tonë ta kemi parasysh ‹I Phone gjeneratën› dhe t’ia përshtatim aktivitetet kulturore, artistike e sportive edhe shijeve të kësaj gjenerate.

Zoti ministër, cili do të ishte mesazhi juaj për mërgimtarët?

Pa marrë parasysh kohërat nëpër të cilat po kalojmë, rëniet dhe ngritjet, mërgimtarët tanë duhet ta dinë se Kosova dhe të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për kontributin e madh të mërgatës sonë në të gjitha fazat e proceseve politike. Realisht, as mbijetesa ekonomike dhe politike, as diplomacia publike, e as lufta çlirimtare nuk do të ishin realizuar pa punën e palodhshme të Diasporës në të gjitha drejtimet. Andaj, Republika e Kosovës i është mirënjohëse për kontributin, por kjo republikë është gjithashtu edhe kontributi i tyre, është projekti i përbashkët, i cili me punë të përbashkët duhet të avancohet, të zhvillohet, e të mbërrijë deri aty ku të gjithë kemi dëshirë të mbërrijë.INTERVISTË ME MINISTRIN E DIASPORËS SË KOSOVËS, VALON MURATI

Pa marrë parasysh kohërat nëpër të cilat po kalojmë, rëniet dhe ngritjet, mërgimtarët tanë duhet ta dinë se Kosova dhe të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për kontributin e madh të mërgatës sonë në të gjitha fazat e proceseve politike. Realisht, as mbijetesa ekonomike dhe politike, as diplomacia publike, e as lufta çlirimtare nuk do të ishin realizuar pa punën e palodhshme të Diasporës në të gjitha drejtimet. Andaj, Republika e Kosovës i është mirënjohëse për kontributin, por kjo republikë është gjithashtu edhe kontributi i tyre, është projekti i përbashkët, i cili me punë të përbashkët duhet të avancohet, të zhvillohet, e të mbërrijë deri aty ku të gjithë kemi dëshirë të mbërrijë.