Diaspora të mos vuaj përçarjet politike…

[Best_Wordpress_Gallery id=”100″ gal_title=”Kot”]

Në tubimin festiv në Bylah të Cyrihut, para një mijë mërgimtarëve, defiluan rreth 20 grupe artistike. I pranishëm ishte edhe ministri i Diasporës, Valon Murati. Ai apeloi që mërgimtarët të përfshihen sa më shumë në rrjedhat dhe proceset e shtetit helvetik.

Teksti e fotot Rexhep RIFATI

Cyrih, 23 shkurt

Një njërën nga sallat më të mëdha të qytetit të Bylahut, Stadthalle Bülach, të kantonit të Cyrihut, dje u mbajt manifestimi qendror kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ky është festimi tretë i radhës që organizohet në këto përmasa nga Qendra e Kulturës së Kosovës në Cyrih, me pjesëmarrje prej rreth 20 shoqërishë e grupesh artistike. Në sallën përplot mërgimtarë merrnin pjesë edhe mysafirë nga Kosova, përfaqësuesit diplomatik, si dhe mysafirë nga radhët e institucioneve zvicerane. Nga Kosova ministri i diasporës, Valon Murati shoqërohej nga këshilltarët Kushtrim Sheremeti dhe Sabit Krasniqi. Pos ambasadorit Naim Malaj, merrnin pjesë dhe konsujt e Kosovës në Cyrih, Salih Sefaj e Islam Spahiu. Nga pala zvicerane ishin deputetja e Parlamentit Nacional, Jacqueline Fehr dhe kryetari i qytetit Bülach, Marc Eberli.

Mesazhe unifikimi

Ministri i diasporës, Valon Murati, i cili pas zgjedhjes në këtë post, përherë të parë ishte në mesin e mërgimtarëve në Zvicër, përshëndeti të pranishmit dhe përkujtoi se Kosova dhe populli shqiptar përgjithësisht gjatë gjithë historisë mbështetjen kryesore politike dhe ekonomike e pati nga diaspora. Ndaj populli Kosovës u është borxhli gjatë gjithë jetës mërgimtarëve. Ai shtoi se është i privilegjuar që do të jetë njëri nga zërat që do të përçojë mesazhet e diasporës në institucionet e Kosovës. Sepse, siç iu drejtua ai të prenishmëve, «ju jeni ata që përçoni mesazhin e unifikimit». Ministri shtoi se diaspora nuk duhet vuajtur përçarjet politike, por duhet të jetë imune ndaj çdo përçarje të brendshme, qoftë në Prishtinë, Tiranë, Tetovë apo Preshevë.

Komunitet i organizuar në Zvicër

«Ju duhet të jeni pjesë e organizuar e të gjitha proceseve politike e ekonomike në Zvicër. Sepse sa më shumë të përfshiheni në rrjedhat zhvillimore të këtij vendi do mund t’i ndihmoni më shumë edhe veten tuaj e Kosovën», u shpreh ministri dhe shtoi: «Dëgjova që dikush këtu është kandidat për Parlamentin e qytetit të Cyrihut, ndaj edhe këta kandidatë duhet t’i mbështesim sa më shumë. Të punojmë me ju që t’i realizojmë interesat e juaja këtu, por edhe interesat që i keni në Kosovë.» Ministri Murati i shpreh gjithashtu falënderime Zvicrës, për përkrahjen e dhënë prej vitesh Kosovës dhe shprehi shpresën se kjo ndihmë dhe ky angazhim do të vazhdojë.

Në përmbyllje të programit, ministri Murati i shprehi mirënjohje zonjës Shukrie Ramadani, drejtuese e Qendrës së Kulturës së Kosovës në Cyrih, për tërë aktivitet e zhvilluara që nga ardhja e saj në krye të kësaj qendre si dhe përgëzoi edhe shoqatat e grupet muzikore për këtë prezantim dhe organizimet e kësaj natyre .

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe ambasadori i Kosovës, Naim Malaj, i cili pasi ua uroj të pranishmëve Ditën e Pavarësisë së Kosovës, përgëzoi edhe organizatorin dhe grupet pjesëmarrëse për kontributin e çmueshëm që po japin për pasurimin e jetës kulturore në mërgatë. Me një fjalë në fund, të pranishmëve iu drejtua edhe drejtuesja e Qendrës se Kulturës, Shukrie Ramadani, ajo falënderoi veçmas grupet artistike për programin e shfaqur, për të cilin u desh mjaft punë e mund.

Shqiptarët më të integruar

Nga pala zvicerane përshëndetën kryetari i Bylahut, Marc Eberli dhe deputetja e Parlamentit Nacional Jacqueline Fehr, të cilët vlerësuan angazhimin e komunitetit shqiptarë në rrjedhat integruese në këtë komunë e më gjerë në Zvicër. Zonja Fehr përçoi edhe përshëndetjet e zonjës Micheline Calmy Rey, ish-ministre e jashtme e Zvicrës nga e njëjta parti.

Të pranishmëve, në emër të Këshillit Organizativ, iu drejtua Shaban Haliti – një veprimtar vendas, pjesë e sistemit delegues në institucionet zvicerane, i cili falënderoi komunën për sigurimin e një lokali me kapacitet kaq të madh, prej rreth dymijë ulësesh.

Më shumë sasi se cilësi

Gjatë një programi, me një përfshirje relativisht të madhe pjesëmarrësish, me pika artistike defiluan këto grupe artistike: Ansambli «Vatra» – Bülach, Shkolla Shqiptare e Vallëzimit në Zvicër – «Shota», SHKA «Dardania» – Winterthur, Ansambli «Arbëresha» – Sirnach, Grupi «Rinia» – Spreitenbach, SHKSH «Bashkimi» – Bernë, Shkolla Shqipe – Ostermündingen, «Plisat» – Dübendorf, Shoqata «Dielli» – Amriswil, Grupi Teatral «Aktrimi» – Cyrih, Ajshe Muriq-Fetaj, Eliza Pintolli, Arbresha Latifaj, Shoqata «Bashkimi» – Uster, Ansambli «Drita» – Kreuzlingen, Ansambli «Trojet» – Winterthur, Shkolla e Muzikës «Jehona» – Rorschach, QSHKI Kreuzlingen, Shoqata «Atdheu» – Mönchaltorf dhe LAPSH Zvicër.

Sa i përket programit, të cilin e moderoi Veton Ibrahimi, ishte mjaft solid. Për më shumë cilësi u dalluan grupet më të mëdha, siç janë. Disa nga grupet më të vogla ishin freski e këtij manifestimi. Pjesëmarrja e madhe e fëmijëve në program është një dëshmi se me sa zell e dashuri ruhet dhe kultivohet tradita në dhe të huaj. Programi zgjati mbi tre orë![Best_Wordpress_Gallery id=”100″ gal_title=”Kot”]

Sa i përket programit, të cilin e moderoi Veton Ibrahimi, ishte mjaft solid. Për më shumë cilësi u dalluan grupet më të mëdha, siç janë. Disa nga grupet më të vogla ishin freski e këtij manifestimi. Pjesëmarrja e madhe e fëmijëve në program është një dëshmi se me sa zell e dashuri ruhet dhe kultivohet tradita në dhe të huaj. Programi zgjati mbi tre orë!