«Diaspora në kornizë të portreteve»

Prizreni ishte nikoqir i artistëve botërorë në edicionin e 13-të ndërkombëtar të stripit dhe të karikaturës.

Artistët e stripit dhe të karikaturës, bashkë me dashamirët e këtij arti, u mblodhën për katër ditë në hamamin e Gazi Mehmet pashës në Prizren. Aty nga 28 deri 31 korrik u zhvillua edicioni i 13-të ndërkombëtar i stripit dhe i karikaturës me temën «Diaspora në kornizë të portreteve». Në kuadër të këtij festivali zhvillohet edhe një festival tjetër – shëtitës – nga Gjermania. Kjo është pjesa e dytë e festivalit – e para është mbajtur në Stuttgart, e dyta në Prizren. Pas Prizrenit vjen një organizim i tillë në Bullgari, në Iran dhe në Turqi.

Në edicionin e 13-të ndërkombëtar të stripit dhe të karikaturës «Diaspora në Kornizë të Portreteve», nën organizimin e shoqatës të strp-artistëve «Xhennet Comics» nga Prizreni, u prezentuan artistët botërorë të lëmisë së stripit, si Yasar Firat dhe Halit Kurtulmus Aytoslu nga Turqia; Nikola Temkov, Toni Anastskovski dhe Smile Cvetanovski nga Maqedonia; Walex Aleksandrov nga Bulgaria, Erdogan Karayel nga Gjermania, karikaturisti i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Itali – Agim Sulaj, artistët e gjeneratës së re Endri Beqo, Joan Popli dhe Vilson Haxhiraj nga Shqipëria, si dhe artisti nga Kosova Gani Sunduri.

Në hapje të festivalit, karikaturisti i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Itali, Agim Sulaj, është shprehur i kënaqur për ftesën dhe mundësinë që të njohë kolegë të shumtë, por edhe qytetin pitoresk të Prizrenit. «Mbi të gjitha njoha këtë sallë të mrekullushme në hamamin e Gazi Mehmet pashës, në të cilën zvillohet kjo ekspozitë po aq e bukur. Aty do të gjeni autorë botërorë, vlerat e të cilëve i japin një peshë të veçantë festivalit», u shpreh Sulaj. Karikaturisti Halit Kurtulmus nga Bursa e Turqisë tha se e mirëpret bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave me kolegë nga vende të ndryshme të botës në një vend të veçantë çfarë ofron qendra historike e Prizrenit.

Autori këtyre rreshtave, i cili kishte nderin e madh të jetë nikoqir i këtij organizimi, dëshiron të nënvizojë se pëgjatë disa ditëve të festivalit ka pasur një përkushtrim të veçantë për mërgimtarët, ashtu sikurese edhe vitin e kaluar. Tema e sivjeme e festivalit ishte »Diaspora në kornizë të portreteve» dhe lidhet me atë të vitit të kaluar. Në edicionin e 2015-tës afër 200 porterete për mërgimtarët janë realizuar nga ana e artistëve botërorë. Aktivitete të ngjashme ka pasur edhe këtë vit.

Mërgimtarët dhe qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësinë që të shohin performansa të shumta të vizatimeve dhe portreteve të super-heronjve botërorë si dhe të ilustrimeve të ndryshme. Prandaj ky edicion sivjet u mbajt në sheshin «Shadërvan» dhe në galerinë e hamamit. Përpos artsitëve botërorë, pjesë e punëtorisë janë edhe artsitët e rinj. Të gjitha punëtoritë e organizuara janë zhvilluar dhe mirëpritur mirë nga ana e artëdashësve. Nëse krahasohet me festivalin e vitit të kaluar, cilësia e këtij është ngritur ndjeshëm.

Festivali nuk është garues. Me vlerësimin e anëtarëve të shoqatës zgjidhen artistët pjesëmarrës në festival. Në këtë edicion, pas shpalljes se konkursit, kanë ardhur 1’866 punime nga 62 artistë prej 28 shteteve të ndryshme. Janë përzgjedhur punimet më të sukseshme, me ç’rast 200 prej tyre janë ekspozuar dhe përfshirë në katalog. Për artistët pjesëmarrës shoqata «Xhennet Comics» ka shpërndarë diploma për pjesëmarrje.

Meqëse festivali është mbajtur në muajin korrik dhe në këtë muaj qyteti pitoresk Prizreni vizitohet nga shumë mërgimtarë dhe qytetarë nga trevat përreth, është rritur edhe numri vizitorëve të festivalit. Ai do të qëndrojë i hapur deri më 5 gusht 2016.

Edicioni i 13-të i stripit dhe karikaturës është mbështetur nga Ministria e Diasporës, Komuna e Prizrenit, Arti i Nëntë, Optimum, «Don Chickoute», «Partia Dobrego Humoru» – Poloni, PDH Turqi dhe PDH Kosovë.

Artistët pjesëmarrës në festival
Artistët pjesëmarrës në festival
13874704_10153920896673095_868017902_n
Agim Sulaj nga Shqipëria gjithë kohës në qendër

13900507_10153920896683095_122584330_n13900706_10153920896278095_1689515446_n13900990_10153920895528095_2080194892_n(1)