Dhoma e Vogël e Parlamentit kundër kufizimit të edukatës seksuale

Inciciativa për «mbrojtje nga seksualizimi» i fëmijëve në Zvicër ka shkaktuar debate të mëdha. Komisioni i Arsimit në Dhomën e Vogël të Parlamentit është kundër, njoftojnë mediat zvicerane.

Komisioni i Arsimit të Domës së Vogël të Parlamentit e refuzon Iniciativën për mbrotje nga seksualizimi në foshnjore dhe shkollën fillore pa asnjë votë kundër. Sipas mediave, vendimtare për këtë rezultat ka qenë implementimi problematik i saj dhe autonomia e kantoneve në fushën e arsimit.

Përveç kësaj, lënda e edukatës seksuale, që përfshihet në konceptin e ashtuquajtur të shkollës popullore, paraqet një mbrojtje efektive nga sulmet seksuale, shtatzanive të adoleshentëve dhe sëmundjeve seksuale. Kjo del nga një kumtesë e shërbimeve të Parlamentit të ditës së sotme.

Parlamenti, përkatësisht Dhoma e Madhe, në mars të këtij viti e kishte rekomanduar me një shumicë të madhe refuzimin e iniciativës. Iniciativa kërkon që edukata seksuale në shkolla të mësohet nga mosha nëntëvjeçare. Mësimi për parandalimin e abuzimit me fëmijë është i mundur edhe nga foshnjorja. Mësimi për seksualitetin pastaj, deri sa fëmija t’i mbushë 12 vjeç, duhet të jetë vullnetar.

Nxitësi i iniciativës së lansuar nga qarqe të djathta konservative ishte e ashtuquajtura «Valixhe e seksit», e cila ishte aplikuar në shkollat e Baselland-it. Ajo përmbante material për edukimin seksual, që çoi në një debat të ndezur mbi këtë temë. / ks

Foto: © Fahredin SPAHIJA