Dhjetëra mërgimtarë tash 8 orë në aeroport për fluturimin që s’po realizohet

Dhjetëra pasagjerë, kanë mbetur për më shumë se 7 orë në Aeroportin e Prishtinës, pasi që kompania «Adria Airways» më të cilën kanë pasur të udhëtojnë, nuk e ka realizuar fluturimin.

KTV-ja ka kontaktuar me njërin nga udhëtarët, i cili ka shprehur mllefin e tij, për këtë, duke e quajtur papërgjegjshmëri si të kompanisë ashtu edhe të zyrtarëve të ANP-së «Adem Jashari».

«Kemi pas të fluturojmë në ora 12:55. Rreth tetë orë jemi duke pritur në aeroport, Policia kanë ardhur, mirëpo, askush s’po na jep asnjë informatë, as të Aeroportit e as të kompanisë fluturuese, pasi kjo e fundit i ka mbyllë zyrat në aeroport», ka thënë Ziko Avdullahu, njëri nga udhëtarët.

Ai thotë se kishte biletë kthyese, dhe se i duhet të realizojë udhëtimin për në Munchen, pasi në të kundërtën rrezikon ta humb vendin e punës.

KTV-ja, ka provuar të kontaktojë edhe me përfaqësues të kompanisë Adria dhe zyrtarë të Aeroportit, mirëpo kontakti me ta, ka qenë i pamundur.