Dhjetëra gjyqtarëve e prokurorëve mund t’u amnistohen shkeljet

Sjellja jo e mirë e 21 gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të amnistohet për shkak të ndryshimeve që janë bërë në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), si dhe në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Në të dyja ligjet, ndryshimet kanë përcaktuar se «procedura disiplinore ndaj gjykatësve dhe prokurorëve nuk do të fillohet dhe zbatohet në Komisionin Disiplinor të KGJK dhe KPK, pasi që të kalojë afati një (1) vjeçar nga njoftimi i pranuar në Zyrën e Prokurorit Disiplinor për shkeljen e supozuar dhe dy (2) vjet nga dita e shkeljes së supozuar», shkruan sot Koha Ditore.

Kjo nënkupton që të 21 rastet, të cilat janë dërguar në këto dy komisione nga Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), gjasat më të mëdha i kanë që të parashkruhen (mbyllen), pasi që veprimi i supozuar ka ndodhur më shumë se dy vjet. Fajin për këtë, zyrtarë nga ZPD-ja po ua lënë ligjeve, duke kritikuar kufizimin që i është bërë zhvillimit të hetimeve.

Drejtori i ZPD-së, Zef Prendrecaj, ka thënë për «Kohën Ditore» se deri para dy ditësh kanë pranuar 270 parashtresa ose ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivel të Kosovës. Për 29 prej tyre janë hapur hetime vetëm në vitin 2015.