Dhjetë thënie të George Orwellit

George Orwell, shkrimtar anglez.



1.
Autobiografia – «Autobiografitë janë vetëm atëherë të besueshme, kur pranojnë diçka jo të bukur. Dikush që për jetën e tij tregon vetëm gjëra të mira, gënjen në të shumtën e rasteve, sepse çdo jetë e parë nga brenda nuk është asgjë tjetër përveç se një zinxhir me disfata».

2.
Librat – «Librat për njerëzit e zakonshëm, të cilët sillen në mënyrë të zakonshme, janë tejet të rralla, sepse ato mund të shkruhen vetëm nga dikush, i cili është i aftë ta shohë njeriun e zakonshëm nga jashtë dhe nga brenda; për të bërë këtë duhet të pranosh se edhe vetë je i zakonshëm për nëntë të dhjetat – dhe pikërisht i tillë nuk dëshiron të jetë asnjë intelektual».

3.
Humori – «Për nga natyra humori nuk duhet të jetë i pamoralshëm apo antisocial. Barsoleta më së shumti është një rebelim i çastit kundër virtytit, dhe qëllimi i saj nuk është t’ia marrë dinjitetin njeriut, por t’ia kujtojë atij se tashmë i është marrë dinjiteti».

4.
Lufta – «E pranoj se (përballë luftës në Spanjë) nuk mund të jesh objektiv. Tmerri që ndjejmë duke parë këto zhvillime çon në këtë përfundim: nëse dikush hedh një bombë mbi nënën tënde, atëherë shko dhe hidhi dy bomba mbi nënën e tij».

5.
E vërteta – «E vërteta është shumë e thjeshtë. Për të mbijetuar duhet shpesh të luftosh, dhe për të luftuar duhet të përlyhesh. Lufta është një e keqe, por nganjëherë e keqja më e vogël. Kush e kap shpatën, do të vritet nga shpata, kush nuk e kap shpatën, do të vdes nga sëmundjet duhmërënda. Fakti që duhet të shkruajmë banalitete të tilla, tregon se çfarë na kanë bërë vitet nën kapitalizmin, i cili monopolizon resurset e shtetit».

6.
Njeriu – «Në moshën 50-vjeçare secili e ka fytyrën që e meriton».

7.
Revolucionari – «Në nëntë prej dhjetë rasteve revolucionari është vetëm një karrierist me bombë në xhep».

8.
Barazia – «Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat».

9.
Koha – «Koha nuk po ecën më shpejt se më herët, por ne po kalojmë më ngutshëm pranë saj».

10.
Gazetaria – «Gazetari është të botosh diçka që të tjerët nuk duan të botohet. Gjithçka tjetër është propagandë».

(Përktheu: Enver Robelli)