Dështon përpjekja për revitalizim të Urës në Ibër

Fare lehtë mund të shkojë drejt dështimit tentimi për revitalizimin e Urës së Ibrit, raporton KTV.




Një veprim i tillë, i paraparë për 15 tetor, tani po kushtëzohet nga krerët e Mitrovicës së Veriut, por edhe nga ministri i qeverisë kosovare, Ljubomir Mariq.

Mariq ka thënë se nuk mund të investohet pa u definuar kufijtë e komunave veriore dhe jugore, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër, Agim Bahtiri ka kërcënuar se në rast të mosfillimit të punimeve ditën e enjte, do të rreshtohet në anën e opozitës, për të kërkuar tërheqjen e të katër marrëveshjeve të fundit të arritura në Bruksel.

Qëndrimet e kryetarit të Mitrovicës i mbështet edhe opozita në këtë komunë. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka insistuar se çdo gjë e paraparë për 15 tetor, do të ndodhë, duke filluar me heqjen e barrikadës dhe fillimin e punimeve për rivitalizim.

Por, deklaratat e Tahirit i ka hedhur poshtë Adriana Hoxhiq, aktualisht Drejtoreshë e Administratës në Mitrovicën Veriore.