Dështon përkujdesja mjekësore ndaj fëmijëve të çerdhes 




Kontrollet e rregullta mjekësore mungojnë në çerdhen e vetme publike «Drita» në Podujevë. Ky shqetësim është ngritur edhe nga këshilltarët opozitarë të kësaj komune.

 

Ata thonë se Drejtoria e Arsimit ka dështuar ta menaxhojë sektorin e Arsimit. Këshilltarja e LVV-së, Adelinë Stublla, ka thënë në njërën prej seancave se në çerdhen e fëmijëve «Drita» ka mungesë higjiene, s’ka kontrolle mjekësore, as kënd për lojëra e parkim për stafin dhe po ashtu hapësira të gjelbra, shkruan sot Koha Ditore.

Askush nga zyrtarët komunalë nuk i është përgjigjur. Njësoj kanë vepruar edhe kur kjo u është kërkuar nga Koha Ditore.

Ndërkohë, edhe shefi i GK të PDK-së, Rafet Llapashtica, i ka thënë KD-së se DA-ja ka dështuar të përmbushë premtimet që i kishte dhënë për këtë sektor.

Sipas tij, e para çështje sa i përket çerdhen «Drita» është objekti i saj që është i ndërtuar në vend joadekuat.