Dështon fillimi i mësimit në Gjonaj e Dedaj

Prizren, 2 shtator – Në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, aktivistët nga fshati Gjonaj kanë vlerësuar se qeveria komunale e Prizrenit është e papërgjegjshme ndaj nxënësve të kësaj ane, pasi që nxënësve dhe mësimdhënësve ende nuk u ka mundësuar kushte normale për zhvillimin e mësimit.

Haziz Hodaj, që njëherësh është edhe këshilltar i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka theksuar se nxënësit e këtij fshati duhet të shkojnë në shkollat e vjetra, pasi që shkolla e re që ka nisur të ndërtohet tre vjet më parë ende nuk është përfunduar, shkruan sot «Koha Ditore».

Ai ka shprehur qëndrimin se qeveria lokale është totalisht e papërgjegjshme ndaj qytetarëve e posaçërisht ndaj kategorisë më të ndjeshme siç janë fëmijët respektivisht nxënësit.

Sipas tij nuk është Gjonaj lokaliteti i vetëm në Has që vuan për objekt të mirëfilltë shkollor. «Në këtë gjendje mbetet edhe shkolla në fshatin Dedaj», ka thënë Hodaj.

Në anën tjetër drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, ka mohuar akuzat e bëra nga Hodaj duke vlerësuar se qeveria komunale është e angazhuar në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit e mësimdhënësit në Has dhe në rajonet tjera të Prizrenit.

Sipas tij, shkolla fillore në Gjonaj ka qenë projekt, i cili ka filluar në vitin 2012, «që është shoqëruar me protesta që kanë zgjatur disa muaj, e që janë udhëhequr nga vetë LDK-ja dhe Haziz Hodaj, që kanë qenë kundër ndërtimit në atë ngastër dhe për shkak të protestave kemi pasur vonesa procedurale për 7 muaj».

Çoçaj ka pohuar se ky është projekti më i madh i DKA-së që realizohet vetëm me financim të komunës, pa përfshirjen e MASHT-it dhe se pritet të përfundojë brenda vitit 2015.