Dështimi i operatorëve lë qytetarët pa energji

Të licencuarit në sistemin energjetik kanë dështuar në kryerjen e obligimeve të tyre, dhe për pasojë qytetarët gjithandej Kosovës janë përballur me mungesë të theksuar të energjisë elektrike, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa e energjisë elektrike shkakton humbje të mëdha për qytetarët dhe bizneset, të cilët obligohen të gjejnë alternativa të furnizimit. Reduktimet e energjisë kanë zgjatur deri në 4 orë, madje ato nuk janë ndalur edhe gjatë orëve të natës, kur konsumi përgjysmohet. Këto reduktime, përveç të tjerash, kanë ndodhur edhe për shkak të pamundësisë së operatorëve për të tërhequr energji nga sistemet energjetike fqinje, përkatësisht ai i Serbisë, siç ka ndodhur deri më tani.