Dëshira për Vitin e Ri

Foto: Shutterstock



Një grimë më shumë paqe dhe më pak grindje përsëri.
Një grimë më shumë mirësi dhe më pak xhelozi.
Një grimë më shumë dashuri dhe më pak armiqësi.
Pak më shumë të vërtetë – kjo do ishte mirë, gjithsesi.

Në vend të gjithë këtij trazimi, një grimë më shumë qetësi.
Në vend që përherë vetëm Unë, një grimë edhe Ti.
Në vend të frikës dhe ngurrimit, një grimë më shumë guxim.
Dhe forcë për të vepruar – kjo do të ishte mirë, pambarim.

Në dëshpërim dhe errësirë, një grimë më shumë dritë.
Jo afsh me mundim, por pak asketizëm në këtë vit.
Dhe shumë më tepër lule, aq sa mundet, në jetën tonë.
Jo veç në varreza – atje ato lulëzojnë vonë.

Synim të jetë qetësia e zemrës.
Diçka më të mirë nuk di.

(Nga gjermanishtja: Enver Robelli)