«Der Standard»: Një mur heshtjeje rreth Kumanovës

Para rreth një muaji, në një aksion në një lagje të qytetit u vranë 22 njerëz. Në komunitet tani mbretëron mosbesimi.

Nga Adelheid WÖLFL

‹Nuk kemi parë asgjë!›, thotë burri që qëndron përpara shtëpisë shoshë nga plumbat. ‹Jo, nuk di asgjë›, thotë një tjetër, i cili rri gjithashtu përpara shtëpisë shoshë… ‹Nuk ishim këtu atë natë›, thotë një i tretë. Lagja e Kumanovës, ku më 9 dhe 10 maj luftuan ish-ushtarë të UÇK-së dhe forca maqedonase të sigurisë, në në cilat u vranë tetë policë dhe nëntë ish-ushtarë kosovarë, rrethohet nga një mur i heshtjes. Fqinjët vetëm e vështrojnë njëri-tjetrin.

Banorë që nuk ishin në shtëpi

Një burrë thotë: ‹Këtu s’ka asgjë për të pyetur. Shkoni te politikanët.› Komisioni shtetëror për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në shtëpi ishte këtu, i regjistroi përmasat e shkatërrimit dhe protokolloi gjësendet e prishura të amvisërive. 16 shtëpi të lagjes janë shkatërruar pothuajse plotësisht. Kush është përgjegjës për këtë dhe përse erdhi deri këtu, mbetet e paqartë. Mbasi nuk ka një komision të pavarur dhe ndërkombëtar, mbasi një i tillë refuzohet nga Qeveria maqedonase me mbështetjen e Rusisë, kjo gjë nuk do të merret vesh edhe për një kohë.

E vërtetë është që në Kumanovë disa shtëpi janë shkatërruar plotësisht dhe njerëzit aty për orë të tëra kërruseshin përtoke për të mbijetuar. Janë shkatërruar dhe disa shtëpi të tjera, banorët e të cilave ato ditë, si rastësisht, nuk ishin në shtëpi. Prandaj në Kumanovë po shtohen zërat se ka pasur njerëz të cilët janë paralajmëruar dhe përpara fillimit të krismave e lëshuan lagjen. Por ashkush nuk flet hapur dhe nuk e jep emrin. Berberi, shtëpia e të cilit është bërë komplet shoshë, gjindet ende në burg në Shkup; sikurse polici, të cilit i takon ajo shtëpia e bardhë në rrugë; sikurse edhe dy kushërinjtë e familjes që banojnë mbrapa saj. Përse? ‹Nuk e dimë!›, thonë të afërmit. Ata janë të gatshëm të tregojnë se edhe shtëpia e tyre e ka pësuar nga gjuajtjet. A ishin aty në ato dy ditë, atë natë? ‹Jo›, thonë ata. ‹Patëm fat.›

Qepelat morrën flakë

13 orë tmerr ka jetuar Shaban Jashari. Kur filluan krismat, ai bashkë me gruan dhe me nënën e tij u zhvendosën në katin përdhe. Plumbat shpuan xhamat. Ai u ngjit për murin e dhomës, gruaja dhe nëna – në anën tjetër. Kur filloi t’u dridhet tavani mbi kokë, ai ecte zvarrë nëpër shtëpi. Qepelat e dritareve filluan të digjen. ‹Tani vendos vet. Do të vdeshësh nga plumbat, apo nga zjarri›, rrëfen Jashari. Në mbrëmjen e 9 majit, ora 18, ata vendosën të largohen nga shtëpia që po digjej. Dhe arrijnë të dalin nga lagja. ‹Është një mrekulli që jemi ende gjallë. Këtu ishte plot çaura fishekësh. Edhe gjatë Luftës së Dytë nuk ka qenë kaq keq.› Tani gjithmonë kur ngelet vetëm, atij i shfaqet 9 maji. Në fotografi, në mendime, në gjak.

Armë nga Kosova

Kjo shtëpia ngjyrëvjollcë në mes të rrugës është e vetmja që pothuajse nuk është prekur. Përse? ‹Ka pasur fat!›, thonë njerëzit. Po kjo tjetra në krah të saj? Përse është e rrënuar e tëra? ‹Nuk e dimë.› Ndërmjet shtëpive qëndron ende hiri, po ai nuk flet. Sikurse shumë njerëz këtu. Dy-tre ditë përpara se të fillonin luftimet, njerëz me armë patën ardhur nga Kosova, thotë një burrë, por me kusht që nuk do t’i përmendet emri.

Vizitat e horrorit

Në Kumanovë ndërkohë kanë plasur vizitat e horrorit. Turistë, gazetarë, kurreshtarë, ekspertë, të huaj, diplomatë dhe të tjerë të panumërt i kanë përshkuar gërmadhat e shtëpive. Është gati një pelegrinazh. Por e vërteta si zor se do të nxirret, gjith ato gjurmë janë shlyer. Në Kumanovë edhe më tej mbretëron frika. Së fundmi edhe smira. Kanë ardhur shumë organizata humanitare nga jashtë, sidomos nga Zvicra, të shumtën e rasteve emigrantë shqiptarë, dhe familjeve që u janë prishur shtëpitë u kanë dhënë para. Disa nuk kanë marrë asgjë. Ata tani thonë: ‹Banorët andej kanë pësuar shumë më pak dëme. Kurse jemi traumatizuar.›

Shumica e njerëzve këtu – dhe në këtë lagje jetojnë kryesisht shqiptarë – besojnë që në ndonjëfarë mënyre pas gjith kësaj qëndron Qeveria dhe se grupi nga Kosova është aranzhuar nga ajo. Por kush merr para për t’u vrarë? Kaq shumë gjëra duken të jenë të paqarta, jologjike dhe kundërthënëse. Ka gjith ato teori për Kumanovën. E sigurtë është që në lagje ishin ish-ushtarë të UÇK-së nga Kosova, të cilët më vonë pjesërisht u përfshinë në punë kriminale, si trafik armësh, dhe u ndeshën me policinë.

Është e paqartë pse ishin ata aty dhe nëse vërtet, sikurse përflitet, dëshironin të sulmonin një ndërtesë policie. Në Prishtinë qarkullon fjala që ky grup u tradhëtua. Gjoja tradhëtari Riza J. tani më e ka demantuar këtë publikisht. Sipas një verzioni tjetër, situata doli jashtë kontrolli. Sido që të jetë, pas pushimit të zjarrit në Kumanovë ministrja e brendshme dhe shefi i shërbimit sekret dhanë dorëheqje.

Takim me Johannes Hahn

Të martën në Shkup duhet të zhvillohen bisedime me shefat e katër partive më të rëndësishme dhe komisonerin e UE-së për zgjerim, Johannes Hahn. Brenda dy javëve të ardhshme një gjykatë do të vendosë nëse do të gritet padi ndaj shefit të opozitës Zoran Zaev. Ai akuzohet për tentim grushteti për shkak të publikimit të telefonatave të përgjuara. Shtete perëndimore vazhdojnë të kërkojnë hetime për aktivitetet e kundërligjshme të anëtarëve të qeverisë dhe autoriteteve të tjera, të cilat u zbuluan nga këto publikime. Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, pretendon që përgjimi është bërë me ndihmën e shërbimeve sekrete perëndimore. Sipas burimeve të tjera, në këto përgjime është i involvuar ish ministri i punëve të brendshme, Ljube Boshkoski. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë tabulatet e përgjimave i disponon edhe qeveria. Boshkoski ndërkohë gjindet në burg për ‹finansim ilegal të një fushate zgjedhore›, nga 2011-ta. ks

Foto: Enver ROBELLI