Der Standard: Lëvizje ndërmjet të mëdhenjve në Maqedoni

Edhe shqiptarët vendosin për atë se cila parti do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare.

Foto: harvepino / shutterstock.com



Tetovë, 11 dhjetor 2016

Ndër shqiptarët e Maqedonsë po zien prej kohësh. Shumë qytetarë janë të pakënaqur me partinë shqiptare në pushtet BDI, sepse kanë përshtypjen se kjo ka bërë pak për mundësitë ekonomike të popullatës së saj. Dhe për shkak se e dinë që BDI ka qenë pjesë e sistemit të korruptuar që në radhë të parë i vë interesat partiake. Prandaj në zgjedhjet e kësaj të diele sjellja e shqiptarëve – rreth 25 për qind e popullatës – është vendimtare. Nëse shumë prej tyre nuk do ta votonin më BDI-në, por parti të tjera, koalicioni i deritanishëm me partinë nacional-konservative VMRO-DPMNE nuk do ta merrte më shumicën. Kështu shqiptarët indirekt mund ta pamundësonin qeverinë e deritanishme.

Muajve të fundit u themeluan parti alternative shqiptare – ndër të tjera Besa, që në gjermanisht domethnënë fjala e nderit. Besa është e krahasueshme me partinë reformatore kroate Most, ajo do më shumë transparencë dhe është e afërt me ekonominë. Ajo para së gjithash angazhohet për tregtarët dhe shtytësit e tregtisë. «Njerëzit po ikin nga këtu, çdo vit ikin nga 20’000 në shtetet perëndimore», thotë Zeqirija Ibrahimi nga Besa mbi pakënaqësinë e shqiptarëve në Maqedoni. «Ne duhet ta shpëtojmë kombin tonë këtu.»

Avansimi i bujqësisë

Besa e promovon një përkrahje të bujqësisë dhe fondet e Bankës Botërore dhe të UE-së do t’i përdorë kryesisht për përkrahjen e nxitësve të ekonomisë. «Shteti duhet t’i motivojë njerëzit për të kryer biznese. Atëherë edhe të rinjtë mund të qëndrojnë këtu», pohon Ibrahimi. Kështu, për shembull, për themeluesit e bizneseve do të duhej të hiqeshin tatimet. Qëndrore është edhe lufta kundër korrupsionit: Duhet margjinalizuar të gjithë ata që korruptojnë dhe korruptohen. Ngjashëm me partinë Most në Kroaci, Besa për ministra do të preferonte  ekspertë në vend të pjesëtarëve të partisë.

Por, neo-partia angazhohet edhe për kartën kombëtare. Kështu kërkohet që shqiptarët do të duhej të përmendeshin në preambulë mbanë maqedonasve. Përndryshe mund të paramendohet që të mos përmendet asnjë grup popullor, por të flitet vetëm për «qytetarë». Besa angazhohet edhe për më shumë të drejta gjuhësore të shqiptarëve – shqipja do të duhej të bëhej gjuhë zyrtare. Për momentin, një gjuhë në Maqedoni është gjithandej zyrtare, ku atë e flasin më shumë se 20 për qind.

Strategji afatgjatë

Në fushatën zgjedhore ajo është shprehur qartë për një ndërrim qeveritar. «Ne do të preferonim një koalicion me socialdemokratët», shprehet Zeqirija Ibrahimi për një bashkëpunim me partinë opozitare maqedonase. «Gjithsesi ne nuk do të koalicionojmë me kriminelë.»

Besa nuk e përjashton komplet një koalicion me VMRO-në. Por kusht për këtë do të ishte që të tërhiqeshin ata përfaqësues të VMRO-së që lidhen me krimin. Kjo vlen edhe për kryetarin e partisë Nikolla Gruevski, që është skajshmërisht i padashur nga shqiptarët. Por Besa llogarit edhe me atë që mund të ngelë gjithçka me të vjetrën dhe VMRO e BDI mund ta formonin qeverinë e re. «Ne nuk jemi përgatitur vetëm për një palë zgjedhje, por për një maratonë të tërë»,  Ibrahimi përcaktohet një strategji afatgjatë.

Përgjimet

Partia e deritanishme qeveritare shqiptare, BDI, e di se ka humbur përkrahje. Shefi i BDI-së, Ali Ahmeti, për sa i përket koalicionit është i hapur për të gjitha opsionet. Ai haptazi nuk do ta trembë partnerin e deritanishëm të koalicionit, VMRO. Ajo është kundër një zgjatjeje të afatit të hetimit për sqarimin e keqpërdorimit të pushtetit dhe korrupsionit, të cilat u kuptuan përmes publikimit të përgjimeve. BDI në këtë temë do të gjejë një konsensus me VMRO-në. «Nëse ka nevojë për një zgjatje të mandatit për hetimet e Prokurorisë Speciale, atëherë ajo duhet ta marrë këtë mandat», mendon Ahmeti. «Duhet të sqarohen të gjitha këto skandale, që të mos ketë hapësirë për interpretime të tjera në opinionin publik.»

Një pjesë e pakënaqësisë me BDI-në lidhet me atë që integrimi në Nato dhe UE nga Greqia bllokohet për shkak të çështjes së emrit. Maqedonia nuk do ta pranojë emrin Maqedoni për fqiun e saj, për shkak se kështu quhet një regjion në veri të Greqisë. Shqiptarët në Maqedoni – sikurse edhe në Kosovë dhe Shqipëri – janë të orientuar qartazi nga Perëndimi dhe duan të integrohen sa më parë në UE dhe në Nato. Për ta çështja e emrit është krejt e parëndësishme, sepse ata edhe ashtu nuk quhen «maqedonas».

Orientim perëndimor

Bashkëpunimi me partitë e tjera maqedonase në të kaluarën bazohej në interesin e përbashkët të integrimit euroatlantik. Përmes tërheqjes së SHBA-ve nga Ballkani dhe zgjërimi i ndikimit të të tjerëve (Rusisë, Turqisë, shteteve të Gjirit), orientimi perëndimor nuk është më aq i sigurt. Nëse intgrimi euroatlantik do të vihej në pikëpyetje nga partitë maqedonase, duhet llogaritur me konflikte, theksojnë të gjithë përfaqësuesit e shqiptarëve këto ditë. «Në këtë rast Rusia do ta forcojë ndikimin e vet, dhe kjo nuk është në interesin tonë», thotë Ibrahimi.

Edhe për Ahmetin, i cili rezidon në selinë e partisë në Tetovë, orientimi perëndimor është qendror. «Kushdo që t’i fitojë votat të dielën, kjo parti nuk duhet të zbrapset nga rruga veriantlantike», paralajmëron ai. «Çdo zbrpsje do të krijojë një konflikt të ri në Maqedoni. Ju siguroj për këtë.» Rrugë të tjera – si ajo euroaziatike – nuk janë të arsyeshme as për Maqedoninë, as për rajonin. «Atëherë do të vinte në konflikte politike», parashikon Ahmeti. Shqiptarët tradicionalisht i kanë takuar Evropës, mendon politikani. «Evropa duhet të veprojë më shpejt që ta arrijë anëtarësimin e Shqipërisë.» ks