Deputeti serb lëshon mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

Deputeti nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiq, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së në të cilën është paraparë të raportojë inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani, vetëm pak minuta pasi ka nisur mbledhja.




Në mbledhje mësohet se nuk po marrin pjesë as deputetët e opozitës si dhe ata të PDK-së e as kryetari i Komisionit, Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, raporton gazetarja e «Kohës Ditore» nga terreni.

Arsyet e largimit të deputetit serb, Slavko Simiq, nuk janë bërë të ditura, ndërkaq bëhet me dije se mbledhja e komisionit po mbahet me dyer të mbyllura.