Deputetët braktisin seancën, nuk dihet nëse do të vazhdojë

Deputetët e pozitës dhe të opozitës, pas incidentit të shkaktuar nga këta të fundit, kanë lëshuar sallën dhe objektin e Kuvendit. Ata nuk kanë dashur të komentojnë largimin nga Kuvendi dhe as nëse do të rikthehen në sallë.




Por merret vesh se në këto momente po pastrohet salla e foltorja nga vezët e hedhura prej deputetëve të opozitës, raporton Koha.net.

Nuk dihet nëse do të vazhdojë seanca ose jo.

Seanca e Kuvendit në të cilën nisi të raportonte rreth marrëveshjeve të Brukselit kryeministri i vendit, Isa Mustafa, u ndërpre pas pengesave që i shkaktuan zhvillimit normal të seancës deputetët e opozitës.