Deputetë të opozitës nuk bojkotojnë udhëtimet zyrtare me mëditje

11 mijë e 377 euro janë shpenzuar për dy muaj në udhëtime zyrtare nga Kuvendi i Kosovës, në kohën kur asnjë seancë, pos asaj për MSA-në, nuk është mbajtur, raporton KTV.




Në mesin e 22 udhëtimeve, nga deputetët e pozitës, janë 6 deputetë nga opozita që kanë udhëtuar jashtë Kosovës.
Shqipe Pantina është deputetja e fundit nga Kuvendi i Kosovës, pjesë e partive opozitare që po qëndron në vizitë jashtë vendit, transmeton Koha.net.

Ajo ka postuar në faqen e saj në Facebook fotografi nga Parlamenti i Gjermanisë, kurse në Vetëvendosje kanë deklaruar se ajo në Berlin ka shkuar me një shkollë dhe jo me para të buxhetit të Kosovës.

Por, Sekretari i Kuvendit i ka thënë KTV-së se akomodimi është bërë në llogari të organizatorit, por mëditjet deputetja e i ka marrë nga Kuvendi për udhëtimin e saj prej datës 31 tetor – 5 nëntor.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbajë 5 seanca radhazi, ndërkaq një e ka mbajtur pa opozitën në një sallë të improvizuar.