Dënohet për konflikt në trafik këshilltari i SVP-së




Yves Nidegger, këshilltar nacional nga Gjeneva, dënohet pas një incidenti me një punëtor të trafikut.

Deputeti i SVP-së të premten që shkoi u gjobit me 1’500 franga nga Gjykata Poloicore për shkak të shkeljes së thjeshtë ligjit të trafikut rrugor. Me këtë i zvogëlohet gjoba paraprake, njofton Tages Anzeiger.

«E pranoj që u solla me mendjelehtësi», e citon gazeta prononcimin e deputetit të bërë për «Le Temps». Nidegger u ngatërrua në korrik të vitit 2012 në kolonën e një unaze trafiku në Cornavin të Gjenevës. Rruga ishte duke u rekonstruktuar dhe trafiku orientohej nga punëtorë të trafikut të Gjenevës.

Nidegger kishte bërë manovra të kthimit me veturë në tollovi. Ky veprim kishte qenë i ndaluar, çka e ballafaqoi atë me një punëtor trafiku. Deputeti e injoroi paralajmërimin duke e imponuar kalimin me veturë në rrethana të ndaluara, madje duke e prekur punëtorin.

Deputeti e kishte justifikuar veprimin e tij si një gjest nga zori. Ai qenkësh gjendur në drejtim të gabuar, në korsinë e autobusit. Nëse nuk do të kishte manovruar nga kjo situatë, do të ishin shkaktuar probleme më të mëdha të trafikut. Punëtori kishte pasur vetëm një njollë mavi. Padinë e tij ndaj Nidegger ai e ka tërhequar gjatë zhvillimit të procesit.

Prokurori i Përgjithshëm i Gjenevës kishte vendosur për deputetin e SVP-së një dënim me kusht prej 60 ditësh dhe gjobë prej 3’300 frangash. Nidegger e kishte ankimuar vendimin dhe rasti kishte kaluar automatikisht në Gjykatën Policore. Kjo e fundit ia hoqi deputetit akuzën e shkeljes së rëndë të Ligjit për Trafikun Rrugor dhe dhunë. / ksYves Nidegger, këshilltar nacional nga Gjeneva, dënohet pas një incidenti me një punëtor të trafikut.

Deputeti i SVP-së të premten që shkoi u gjobit me 1’500 franga nga Gjykata Poloicore për shkak të shkeljes së thjeshtë ligjit të trafikut rrugor. Me këtë i zvogëlohet gjoba paraprake, njofton Tages Anzeiger.

«E pranoj që u solla me mendjelehtësi», e citon gazeta prononcimin e deputetit të bërë për «Le Temps». Nidegger u ngatërrua në korrik të vitit 2012 në kolonën e një unaze trafiku në Cornavin të Gjenevës. Rruga ishte duke u rekonstruktuar dhe trafiku orientohej nga punëtorë të trafikut të Gjenevës.

Nidegger kishte bërë manovra të kthimit me veturë në tollovi. Ky veprim kishte qenë i ndaluar, çka e ballafaqoi atë me një punëtor trafiku. Deputeti e injoroi paralajmërimin duke e imponuar kalimin me veturë në rrethana të ndaluara, madje duke e prekur punëtorin.

Deputeti e kishte justifikuar veprimin e tij si një gjest nga zori. Ai qenkësh gjendur në drejtim të gabuar, në korsinë e autobusit. Nëse nuk do të kishte manovruar nga kjo situatë, do të ishin shkaktuar probleme më të mëdha të trafikut. Punëtori kishte pasur vetëm një njollë mavi. Padinë e tij ndaj Nidegger ai e ka tërhequar gjatë zhvillimit të procesit.

Prokurori i Përgjithshëm i Gjenevës kishte vendosur për deputetin e SVP-së një dënim me kusht prej 60 ditësh dhe gjobë prej 3’300 frangash. Nidegger e kishte ankimuar vendimin dhe rasti kishte kaluar automatikisht në Gjykatën Policore. Kjo e fundit ia hoqi deputetit akuzën e shkeljes së rëndë të Ligjit për Trafikun Rrugor dhe dhunë. / ks