Dënim për afishen me motive antikosovare

Sekretari i përgjithshëm i SVP-së, Martin Baltisser, dhe zëvendësja e tij, Silvia Bär, dënohen për diskriminim racor, njoftojnë mediat zvicerane.

Gjyqi Regjional i Bernës ka gjetur që me afishen e tyre për «therësit» të akuzuarit kanë kryer vepër penale.

Afishja me titull «Kosovarët therin zviceranin» është publikuar në vitin 2011 pas një krimi të ndodhur në Interlaken. Sipas bindjes së Gjyqit, Baltisser dhe Bär e kishin të ditur që me këtë po nxitej një disponim armiqësor ndaj kosovarëve. Pohimi në titullin e afishes është kualifikuar si një përgjithësim – i padiferencuar dhe i papranueshëm, thuhet në zbardhjen e vendimit të Gjyqit. Që të dy kuadrot e SVP-së u dënuan me një gjobë në para me kusht.

Avokati i Sekretarit të SVP-së dhe zëvendëses së tij, në procesin ndaj tyre, kërkoi nga Gjyqi Regjional i Bernës shpalljen e klientëve të tij si të pafajshëm. Afishja, sipas tij, nuk drejtohej kundër ndonjë komuniteti, por kundër të huajve kriminelë. Aty bëhej fjalë për një krim konkret në Interlaken, ku një shqiptar nga Kosova ka sulmuar me thikë një zviceran. Pas kësaj ngjarjeje policia kishte arrestuar dy kosovarë. Dhe pas një kohe të shkurtër, njëri prej tyre u la i lirë, kurse tjetri u dënua më vonë për përpjekje të vrasjes me qëllim.

Titulli i afishes, sipas mbrojtjes, ishte një përmbledhje e këtij rasti të izoluar, është shprehur mbrojtësi i të pandehurve. Detajet kishin pasuar në pjesën tjetër të tekstit. Titulli kishte qenë vetëm një shkurtim, çka është shumë i përhapur në gazetari, ka argumentuar ai. Në titullin «Zviceranët bëjnë orë», sipas tij, nuk sheh askush pretendimin që të gjithë zviceranët bëjnë orë.

Ku e kishte qëllimin SVP-ja, sipas mbrotjes, del qartë në përkthimin në frëngjisht të afishes. Aty titulli është «Des Kosovars poignardent un Suisse», ku del qartë se afishja i referohej rastit të Interlaken-it. «Asnjëherë në jetën time nuk kam pasur, apo artikuluar mendime raciste», citohet të ketë thënë në gjyq Baltisser. Zëvendësja e tij ka theksuar se për atë shprehja e lirë e mendimit është një e mirë e çmuar.

Avokati i dy denoncuesve privatë të autorëve të afishes ka kërkuar shpalljen e të akuzuarve si fajtorë për diskriminim racor. Afishja, sipas tij, e tmerrshme dhe nënçmuese, në kohën e publikimit kishte shkaktuar indinjatë në të gjithë Zvicrën. Me këtë tekst, sipas avokatit, nxitet opinioni kundër një pakice – njerëz të ardhur nga Kosova. SVP-ja ka ngjallur qëllimisht frikë gjatë kohës së mbledhjes së nënshkrimeve për Iniciativën e Migrimit Masiv.

Për të Bär dhe Baltiser janë njerëz inteligjentë dhe specialistë të komunikimit me përvojë, të cilët prej vitesh janë përgjegjës për fushatat e SVP-së. Ato, sipas tij, në tekstin e afishes kanë përfshirë me qëllim formulime të keqkuptueshme dhe shumëkuptimëshe. Dhe gjyqi e ka ndarë hapur këtë mendim, konstatojnë raportimet mediatike. / ks