Deliu-Kodra: Ndjehemi të rrezikuar nga deputët e opozitës

Blerta Deliu nga PDK tha mbrëmë në Interaktiv të KTV-së se do t’i vazhdojnë punimet e Kuvendit




«Ne jemi munduar që t’i kthejmë në debat të Kuvendit por siç e kemi parë nuk dëshirojnë një gjë të tillë. Të gjithë kanë mundur ta shohin se si janë provokuar edhe zotri Haliti edhe zotri Grabovci», tha Deliu.

Për mua kanë qenë për keqardhje deklaratat e zonjës Haxhiu dhe këtë punë ia kam lënë prokurorisë sepse i kanë edhe raportet e QKUK-së. Unë kam familje dhe fëmijë të cilët janë tronditur nga deklarata e zonjës Haxhiu.

Përgjegjësinë në një eskalim të mundshëm nesër, Deliu tha se do ta mbajnë ata që do ta shkaktojnë eskalimin e situatën.

«Ndjehemi të rrezikuar nga deputetët e opozitës dhe zotri Veseli ka bërë përpjekje për dialog por opozita nuk ka shprehur gatishmëri», tha në fund Deliu.