Delegacioni i USK-së te bisedoi me rektorin e UP-së

Sot rektori i Universitetit të Prishtinës prof.dr. Marjan Dema priti delegacionin e Kryesisë së Unionit të Studentëve të Kosovë që i printe kryetari Arben Mehmeti, njofton kumtesa nga USK, transmeton Koha.net.

Tema të diskutimit në këtë takim ishin promovimi dhe avancimi i të drejtave të studentëve të Universitetit të Prishtinës, me këtë rast u kërkua përfshirja sa më e madhe e studentëve në të gjitha organet vendimmarrëse të Universitetit.

Po ashtu njëra ndër çështjet më të rëndësishme të këtij takimi ishte diskutimi në lidhje më cilësinë e mësimdhënies e cila ofrohet në Universitetin e Prishtinës, më këtë rast është kërkuar që të punohet më shumë në ngritjen e nivelit të cilësisë si dhe vlerësimi të bëhet sipas standardeve europiane.