Deklaratat e vitit 2017: prej Çakorit nëpër të «dielën e ndritshme» deri te «lokali i artit»

Çfarë thanë politikanët e Kosovës në vitin 2017 – një listë jo e plotë.

Foto: Shutterstock



«Brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza».
Ramush Haradinaj

«Me zbatimin e MSA do ta obligojmë BE të na japë liberalizimin».
Ramush Haradinaj

«Jap dorëheqje nëse nuk votohet Ushtria e Kosovës».
Hashim Thaçi

«Pasha Kuranin e pasha Musafin po dojna me fitu Llapin».
Albin Kurti

«Rrugët e mia të përgjakshme, për ty Kosovë!»
Gjergj Dedaj

«Nuk ma nin për asnjë prokuror».
Milaim Zeka

«LDK-ja do ta votojë me dy duar demarkacionin nëse kufiri zhvendoset në Zhlep e Çakorr».
Isa Mustafa

«Është lokal arti».
Gani Dreshaj

«Dy ditë na ndajnë nga e diela e ndritshme».
Kadri Veseli

«Unë ha bukë në kerr, ha bukë në këmbë, ha ushqim të ftohtë, rrallë ha ushqim të nxehtë. Ky është privilegji i të qenit kryeministër».
Ramush Haradinaj

«Nuk e di sa këshilltar i kam. 12-13 këshilltarë ndoshta. Ju siguroj se kemi shumë punë dhe shumica prej tyre janë të traumatizuar nga puna e madhe. Ndjehem keq sepse rrogat i kanë shumë të vogla, dua t’i rris ato. 560 euro paguhet një këshilltar. Të mbajë peshën e një vendi dhe të mos korruptohet… është shumë punë për pak para. Nuk kanë as shtesa e as bonuse. Dua t’ua rris pagat dhe t’i lus të mos gabojnë në gjykim».
Ramush Haradinaj

«Ndoshta një ditë mund ta ndërrojmë ligjin dhe të festojmë sipas traditave tona, e jo me fishekzjarre të Kinës».
Ramush Haradinaj

«Mshele gojën mos piskat».
Ramush Haradinaj në drejtim të një familjari të të vrarëve në Kumanovë

«Punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK-së».
Nasim Haradinaj, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së